LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski nuk përmbahet, fton Kimmichin te Barcelona: Ia vlen të vish këtu

Lewandowski nuk përmbahet, fton Kimmichin te Barcelona: Ia vlen të vish këtu

Robert Lewandowski ka treguar se dëshiron që ish-bashkëlojtari i Bayern Munichut, Joshua Kimmich t’i bashkohet atij në Barcelonë në vitin 2023.

Polaku zgjodhi të bashkohej me Blaugranaasit në fillim të sezonit 2022/23, pasi deklaroi qëllimin e tij për t’u larguar nga Bavarezët dhe për të ndjekur një sfidë të re larg Bundesligës.


34-vjeçari ka dëshmuar se dyshuesit e tij kanë gabuar në Kataluni, pasi pavarësisht shqetësimeve për fazën e karrierës së tij, ai ka shënuar 22 gola në ligë për të udhëhequr garën e Trofeut Pichichi.

Gavi mund të mbetet në stol sezonin e ardhshëm nëse Barcelona realizon planet e transferimeve të verës
Lexo po ashtu Gavi mund të mbetet në stol sezonin e ardhshëm nëse Barcelona realizon planet e transferimeve të verës

Kimmich është shfaqur si një opsion i mundshëm për Barcelonën, pasi Xavi planifikon për periudhën pas Sergio Busquets sezonin e ardhshëm, me trajnerin spanjoll që tregon se një shtyllë e re në mesfushë është transferimi i tij prioritar.

Bayern është gati të luftojë për të mbajtur Kimmich në Allianz Arena në muajt e ardhshëm, por Lewandowski është i bindur se gjermani do të kishte sukses në Spanjë, nëse ai bashkohet.

Në derbin me Atletico Madridin - Lewandowski shkaktoi një ndër huqjet më të mëdha të sezonit
Lexo po ashtu Në derbin me Atletico Madridin - Lewandowski shkaktoi një ndër huqjet më të mëdha të sezonit

“Çfarë do t’i thoja Kimmich për Barçën? Se ia vlen të vish këtu! Atmosfera është shumë e ndryshme nga Bayerni. Ato janë dy klube të mëdha, por përvoja dhe sfida janë të ndryshme”, ka deklaruar polaku.

Bayern ka rrëshqitur në mbrojtjen e titullit të Bundesligës, me klubin që mund të përballet me një sezon të parë pa trofe që nga viti 2013, pasi Borussia Dortmund ka arritur në krye të tabelës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori