LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja seksuale që të gjitha gratë e duan: Stimulimi klitoral u ndihmon femrave ta arrijnë orgazmën

Lëvizja seksuale që të gjitha gratë e duan: Stimulimi klitoral u ndihmon femrave ta arrijnë orgazmën

Ja një teori e re e “Bing Bang-ut”: shumica e femrave dëshirojnë stimulim klitoral gjatë aktit, sipas një zbulimi të ri.

Rreth 75 për qind e grave kanë raportuar se ose u nevojitet stimulim direkt gjatë aktit për ta arritur orgazmën ose e preferojnë stimulimin klitoral sepse i bën orgazmat e tyre të jenë më të mira, transmeton Telegrafi.


Ndërsa vetëm 18 për qind e grave kanë raportuar se u mjafton seksi vagjinal për ta arritur orgazmën, përderisa 9 për qind kanë thënë se nuk përjetojnë fare orgazëm gjatë seksit.

Hulumtuesit kanë anketuar më shumë se 1000 gra, të moshave 18 deri 94 vjet, për këtë studim rreth rëndësisë së prekjes gjenitale – i cili ka zbuluar se nuk ekziston një mënyrë e caktuar për ta kënaqur një grua.

Kur janë pyetur se cilat janë metodat e tyre të preferuara të stimulimit seksual, përafërsisht 64 për qind e grave kanë thënë se preferojnë lëvizje poshtë-lartë dhe 50 për qind prej tyre kanë preferuar lëvizje rrethore, e disa tjera kanë raportuar se parapëlqejnë metoda të shumëfishta.

Kjo këshillë – pra stimulimi klitoral gjatë aktit – është shumë e nevojshme, e veçanërisht kur merrni parasysh faktin se së fundmi është raportuar se 95 për qind e meshkujve heteroseksualë përjetojnë orgazëm gjatë seksit, krahasuar me vetëm 65 për qind të grave. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Astrologji
Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Lifestyle
Kalo në kategori