LAJMI I FUNDIT:

Leonora në përgatitje të këngës së re (Video)

Leonora në përgatitje të këngës së re (Video)

Leonora Jakupi nuk bën pjesë në grupin e këngëtarëve që sjellin shpesh këngë të reja, por ajo kujdeset që gjithmonë të vijë me diçka të pëlqyeshme nga fansat e saj.

Këngëtarja është në përgatitje të projektit të ri muzikor që sipas një njoftimi në rrjetet sociale, do të vijë së shpejti.


Në bazë të një videoje të publikuar në Instagram mësohet se kënga mban titullin “Pa asnjë dyshim” dhe me këtë lajm janë gëzuar ata që e admirojnë këngëtaren.

Kujtojmë që viti 2016 ishte tejet i suksesshëm për Leonorën. Bashkëpunimi me Gold Ag, “Pushkë e çifteli”, bëri që këngëtarja ta niste me hap të mbarë vitin që lamë pas.

Rikthimi i fuqishëm i divave (Video)
Lexo po ashtu Rikthimi i fuqishëm i divave (Video)

“Diamant” ishte kënga tjetër e saj (e publikuar gjatë verës) që shënoi suksesin e radhës. Ndërkaq, balada “Të kam jetë” ishte një kompletim i një viti të suksesshëm. /Telegrafi/