LAJMI I FUNDIT:

Leonora Jakupi: Jam gjithmonë e gatshme për t’u bërë nënë

Leonora Jakupi: Jam gjithmonë e gatshme për t’u bërë nënë
Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, prej kohësh e ka pranuar se nuk është beqare.

Ajo e ka gjetur shpirtin e saj binjak, ndonëse është treguar gjithmonë e rezervuar para publikut, duke mos zbuluar mashkullin që ka në krahë.


E ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”, Leonora ka cekur ndër pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj.

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Teksa ka kujtuar datën kur është bërë teze, duke e përshkruar lidhjen me mbesën e saj si të fortë, këngëtarja është ngacmuar edhe me pyetjen se kur pret vet të bëhet nënë.

“Për t’u bërë nënë jam gjithmonë e gatshme, është ndjenja më e bukur që mund të përjetojë një femër. Sinqerisht, unë i kam dashur gjithmonë në jetë fëmijët dhe ndoshta ardhja në jetë e Moreas [mbesës], sikur më ka ‘ndaluar’ ta krijojë një familjes, sikur jam vetë-mjaftuar me Morean. E kam ndjerë sikur të ishte e imja Morea”, ka thënë Leonora Jakupi.

Leonora përndryshe sivjet nuk ka qenë edhe shumë aktive në muzikë, teksa është duke u përgatitur që së shpejti të sjellë për fansat diçka të re për fundvit. /Telegrafi/

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Dikur e akuzonte se e helmoi, tani në lidhje me të – kush është i dashuri i ri i Fjolla Morinës?

Dikur e akuzonte se e helmoi, tani në lidhje me të – kush është i dashuri i ri i Fjolla Morinës?

Magazina
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e

Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Magazina
Dy artistë të papërcaktuar në gjini, kanë arritur që të kalojnë në finalen e

Dy artistë të papërcaktuar në gjini, kanë arritur që të kalojnë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina
Kalo në kategori