ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Muzikanti i njohur, Lenny Kravitz, ka shpjeguar arsyen pse shpesh stërvitet në palestër me pantallonat e tij karakteristike prej lëkure.

Në një intervistë për revistën 'Men’s Health', ai tha se veshjet që përdor në skenë shpesh janë edhe ato me të cilat ushtron.


Sipas Kravitz, kjo i lejon të jetë gjithmonë gati për stërvitje, pavarësisht vendit apo kohës.

@lennykravitz Thank God for today! Grateful. Never been better. There are no shortcuts so seize your day. It is all possible. Love! #Human ♬ Human - Lenny Kravitz

Ai shtoi se pantallonat i shërbejnë edhe si një tregues i formës fizike.

“Nëse pantallonat më rrinë pak ngushtë, e di se po dal nga forma. Siç thotë miku im Denzel Washington: ‘Pantallonat nuk gënjejnë’”, tha tutje.

Këngëtari theksoi se nuk synon të ndërtojë masë të madhe muskulore, por preferon një trup të hollë dhe atletik, të ngjashëm me atë të Bruce Lee apo Spider-Man.

Kravitz gjithashtu nënvizoi se rezultatet e tij i arrin vetëm në mënyrë natyrale, pa përdorur peptide, hormone të rritjes apo testosteron.

Sipas tij, një fizik i mirë mund të arrihet me stërvitje të rregullt dhe ushqim të shëndetshëm, edhe pse kërkon më shumë përkushtim.

Ai ka folur edhe më herët për zakonin e tij të stërvitjes me pantallona lëkure ose xhinse, duke sqaruar se për ushtrimet me pesha nuk djersitet aq shumë, derisa për kardio zgjedh veshje sportive më të përshtatshme. /Telegrafi/