LAJMI I FUNDIT:

Lenglet prezantohet te Barcelona: I lumtur që do të luaj në një klub kaq të madh

Lenglet prezantohet te Barcelona: I lumtur që do të luaj në një klub kaq të madh

Pasi nënshkroi kontratën me Barcelonën, Clement Lenglet doli në konferencën për shtyp ku tha se i duhet të punojë shumë që të arrijë të luajë. 

23-vjeçari ka ardhur nga Sevilla me ambicien të mëdha, edhe pse për një vend në formacion ka lojtarë si Gerard Pique dhe Samuel Umtiti.


“Dua të luaj sa më shumë që të jetë e mundur”.

“E di që jam në një klub shumë të madh me konkurrencë në pozicionin tim, por unë do të përpiqem të luaj dhe të bëj çmos për të qenë në fushë për çdo ndeshje”.

Zyrtare: Barcelona nënshkruan me Lenglet, i vendos klauzolë të lartë  
Lexo po ashtu Zyrtare: Barcelona nënshkruan me Lenglet, i vendos klauzolë të lartë  

“Unë jam këtu për të fituar tituj dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

“Unë jam ambicioz, por me respekt, ka shumë lojtarë të mirë këtu dhe unë do të mësoj”, deklaroi Lenglet.

Barcelona ka harxhuar 100 milionë euro në gjashtë mbrojtës për ta zëvendësuar Puyolin
Lexo po ashtu Barcelona ka harxhuar 100 milionë euro në gjashtë mbrojtës për ta zëvendësuar Puyolin

Ai në fund u pyet për mundësin që Adrien Rabiot të bashkohet me të te Barcelona.

“Sigurisht që do të doja të kisha Rabiot shok skuadre. Ai është një lojtar i ri i cili mund të këtë të ardhme të madhe dhe është mik i im”, shtoi ai. /Telegrafi/