LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e “Pink Floyd: Yjet kanë frikë të flasin kundër Izraelit se ua shkatërrojnë karrierën

Legjenda e “Pink Floyd: Yjet kanë frikë të flasin kundër Izraelit se ua shkatërrojnë karrierën

Muzikantët që e mbështesin bojkotin e Izraelit për çështjen e të drejtave të palestinezëve janë të tmerruar të flasin për këtë gjë nga frika se karriera e dytë mund të shkatërrohet – deklaron Roger Waters.

Legjenda e “Pink Floyd”, i cili është një mbështetës i fushatës për bojkot dhe sanksione ndaj Izraelit (fushata e njohur si BDS dhe që është aktive qe një dekadë), thotë se përvoja e tij personale e etiketimit si nazist she antisemit, i ka bërë njerëzit që të heshtin.


“Reagimi i vetëm ndaj BDS është se ‘është antisemite’. E di këtë, sepse më kanë akuzuar që jam nazist dhe antisemit në dhjetë vitet e fundit”.

“Jemi, unë dhe Elvis Costello, Brian Eno, Manic Street Preachers, një ose dy të tjerë, por nuk është askush në Shtetet e Bashkuara, ku unë jetoj. Kam folur me shumë prej tyre dhe ata janë të frikësuar”.

“Nëse ata thonë diçka në publik, atëherë nuk do të kenë më karrierë. Do të shkatërrohen. Po shpresoj që t’i inkurajoj disa prej tyre që të mos kenë frikë dhe të çohen dhe të dëgjohen, sepse kemi nevojë për ta. Kemi nevojë për ta aq shumë saqë kemi pasur nevojë për muzikantët që t’u bashkoheshin protestave kundër luftës në Vietnam”, ka deklaruar Waters për The Independent.

Ai e ka krahasuar trajtimin e palestinezëve nga Izraeli me aparteidin në Afrikën e Jugut.

“Është një gënjeshtër se ekziston mundësia që në ‘status quon’ ekzistuese, palestinezët mund të arrijnë vetëvendosje dhe të arrijnë së paku sundimin e ligjit, ku mund të jetojnë dhe të rritin fëmijët e tyre dhe të fillojnë industritë e tyre. Ky është një civilizim i lashtë, brilant, artistik dhe shumë human, që po shkatërrohet përpara syve tanë”, ka theksuar rokeri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Magazina
Kalo në kategori