LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e “Pink Floyd” kthehet me album të ri (Video)

Legjenda e “Pink Floyd” kthehet me album të ri (Video)

Roger Waters u ka dhënë fansave një ide se çfarë të presin nga albumi i tij i ri me titull, “Is This the Life We Really Want?”.

Album i ri i legjendës së “Pink Floyd” është caktuar për t’u lansuar më 19 maj dhe ky do të jetë albumi i pestë solo i rokerit.


Ky projekt vjen pas dy dekadash e gjysmë, kur kihet parasysh se albumin e fundit, Waters e ka publikuar në vitin 1992 (“Amused to Death”).

Rokeri ka njoftuar se do të nisë një turne pas lansimit të albumit me koncertin e parë që do të mbahet në Kansas City (Missouri) më 26 maj.

Duke folur për turneun, ai ka bërë të ditur se do t’i këndojë edhe hitet e “Pink Floyd”, njofton Telegrafi.

Legjenda e “Pink Floyd: Yjet kanë frikë të flasin kundër Izraelit se ua shkatërrojnë karrierën
Lexo po ashtu Legjenda e “Pink Floyd: Yjet kanë frikë të flasin kundër Izraelit se ua shkatërrojnë karrierën

“Do të jetë një kombinim i materialit nga karriera ime e gjatë, material nga vitet e mia me ‘Pink Floyd’ dhe disa gjëra të reja. Ndoshta do të jetë 75 për qind material i vjetër dhe 25 për qind material i ri”, ka thënë Waters më herët. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori