LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Arsenalit dhe Anglisë, Kenny Sansom lufton për jetën pas një rrahjeje që përfundoi me lëndim të rëndë

Legjenda e Arsenalit dhe Anglisë, Kenny Sansom lufton për jetën pas një rrahjeje që përfundoi me lëndim të rëndë
Kenny Sansom (Foto: Allsport/Getty Images/Guliver)

Ish-futbollisti i Arsenalit, Kenny Sansom, është duke luftuar për jetën pasi është rrahur gjatë një përleshjeje në gjendje të dehur.

61-vjeçari, i cili ka pasur probleme me alkoolin me vite të tëra, gjatë zënkës është rrëzuar dhe e ka lënduar seriozisht kokën.


Mail Online raporton se ish-lojtari i Anglisë nuk ka mundur që të komunikojë me policinë gjatë trajtimit që po i bëhet në ‘Royal Devon and Exeter Hospital’, ndërsa anëtarët e familjes së ngushtë po i qëndrojnë pranë.

(Foto: Evening Standard/Getty Images/Guliver)

“Kenny aktualisht ndodhet në spital, i sëmurë. Po kujdesen mirë për të dhe nuk ka COVID-19. Familja dhe miqtë e afërt të Kennyt kërkojnë me mirësi nga mediat që ta respektojnë privatësinë e tij dhe të tyre, si edhe të punëtorëve shëndetësore që kujdesen për të”, thuhet në një postim në profilin e tij në Twitter.

Qëkur u pensionua nga futbolli në vitet e nëntëdhjeta, ai ka pasur probleme të shpeshta që lidheshin me alkoolin. Pas shkurorëzimit, një kohë kishte mbetur i pastrehë, ndërsa ka vuajtur nga depresioni dhe mendimet vetëvrasëse.

Kenny Sansom ishte një nga dëshmitarët e golit të shënuar me dorë nga Diego Maradona në çerekfinale të Kampionatit Botëror në vitin 1986 (Foto: Allsport/Getty Images/Guliver)

Vartësia nga alkooli ia ka kontrolluar jetën, saqë vazhdimisht kishte marrë para borxh te shokët, ndërsa ishte fotografuar duke fjetur në park. Pas kësaj, ish-klubet dhe ish-bashkëlojtarët i dolën në mbështetje duke ia paguar rehabilitimin dhe duke i ndihmuar për nevojat jetësore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori