LAJMI I FUNDIT:

Legia nuk e tubon Lirim Kastratin për ndeshjen me Zaglebies për arsye sportive

Legia nuk e tubon Lirim Kastratin për ndeshjen me Zaglebies për arsye sportive

Legia Varshava do të përballet me Zaglebies si mysafir, ndërsa Lirim Kastrati nuk është ftuar nga trajneri për këtë ndeshje.

Trajneri Aleksandar Vukovic, përveç Kastratit ka lënë jashtë edhe brazilianin Luqinhas, i cili pritet të transferohet nga klubi.


Kastrati që erdhi nga Dinamo Zagreb, ndërsa në fillimet e tij u duk se do të jetë një transferim i qëlluar.

Sipas “transfery.info”, lojtari i Përfaqësueses së Kosovës nuk është ftuar për arsye sportive.

Kastrati deri më tani ka shënuar dy gola ​​dhe ka dhënë tre asistime në 26 paraqitje.

Te Legia luajnë edhe dyshja tjetër shqiptare Ernest Muqi dhe Jurgen Çelhaka. /Telegrafi/