0Shares

Philadelphia Eagles kanë vizituar Shtëpinë e Bardhë për të festuar titullin e kampionit të Super Bowl.

Por, të njëjtën gjë nuk do ta bëjnë finalistët e sivjetmë të NBA-së, të cilët e kanë përjashtuar mundësinë që të takohen me presidentin Donald Trump dhe e bënë të qartë se kampioni i NBA-së nuk do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur për mediat, LeBron James tha se basketbollistët nuk do të pranojnë ta takojnë presidentin amerikan.

(Getty Images)

“Unë e di se pa marrë parasysh se kush e fiton këtë seri, askush nuk dëshiron ta vizitojë Trumpin. As Golden State Warriors, as Cleveland Cavaliers nuk do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë”, pohoi basketbollisti amerikan.

Të gjitha lajmet rreth NBA-së Të gjitha lajmet rreth NBA-së

E gjithë kjo vjen pas politikave të gabuara të Trumpit në kurriz të imigrantëve dhe politikave kundër palestinezëve.

Theksojmë se Warriors janë duke udhëhequr në serinë finale me dy fitore kundrejt asnjë humbje ndërsa takimi i tretë mes këtyre ekipeve do të zhvillohet më 7 qershor (e enjte). /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)