LAJMI I FUNDIT:

Laporta: Do ta takoj Messin në Paris javën e ardhshme

Laporta: Do ta takoj Messin në Paris javën e ardhshme

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në intervistën e gjerë dhënë për “Barça TV” në prag të “El Clasicos” kundër Real Madridit, u pyet edhe për rikthimin e mundshëm të Leo Messit.

Laporta ka thënë se do të bëjë një befasi për lojtarin më të mirë në historinë e Barçës, por ai iu shmang komentit mbi mundësitë që ekzistojnë që ylli argjentinas të kthehet.


“Ne e kemi gjithmonë në kujtimet tona. Këtë të diel do të jetë 18- vjetori i debutimit të tij te Barçën, kemi planifikuar të bëjmë diçka privatisht. Dihet karriera e tij e suksesshme. Me siguri do ta takoj të hënën, në Paris, për Topin e Artë”.

“Ai është lojtar i PSG-së dhe ne nuk do t’i bënim asnjë nder nëse do të flisnim për rikthimin e tij, duhet ta respektojmë. Ka shumë katalanë që vazhdojnë ta mbajnë fanellën e Leos”, ka thënë Laporta.

Leo Messi e përfundon kontratën e tij me Paris Saint-Germain verën e ardhshme, pra më 30 qershor 2023, dhe nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e tij. /Telegrafi/