LAJMI I FUNDIT:

Laporta: Barcelona do të luftojë për titullin e Ligës së Kampionëve

Laporta: Barcelona do të luftojë për titullin e Ligës së Kampionëve

Presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta pretendon se mund ta fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Blaugranët kanë pak gjasa të jenë në gjendje të luftojë për titull në La Liga me Real Madridin që kryeson ligën me tetë pikë epërsi ndaj rivalëve të tyre në El Clasico.


Pa Kupën e Mbretit për të konkurruar, fokusi i Barcelonës është në kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe vetë garën e vitit 2024.

Barazimi 1-1 i ndeshjes së parë të 1/8-tës kundër Napolit ishte një rezultat solid për skuadrën e Xavi Hernandez dhe ata janë të sigurt për të kaluar në fazën tjetër.

Xavi: Barcelona e meritonte fitoren ndaj Napolit
Lexo po ashtu Xavi: Barcelona e meritonte fitoren ndaj Napolit

Real Madridi dhe kampioni në fuqi, Manchester City janë favoritët e fortë për të ngritur trofeun e famshëm në qershor, por Barcelona ka ambicie gjithashtu.

Pavarësisht se ra në fazat e grupeve në 2022 dhe 2023, dhe nuk arriti në finale që nga fitimi i turneut në 2015, Laporta është i sigurt se ekipi i tij do të sfidojë titullin.

“Nuk po e hedhim poshtë peshqirin, do të luftojmë për Ligën e Kampionëve dhe për La Ligën”, ka thënë fillimisht Laporta për Mundo Deportivo.

“Çdo gjë është e mundur. Barça na ka vetëm ne si tifozë të Barcelonës. Forca jonë vjen nga identiteti ynë”.

Inteligjenca Artificiale bën një parashikim tronditës: Ligën e Kampionëve e fiton Barcelona, mposht në gjysmëfinale Real Madridin
Lexo po ashtu Inteligjenca Artificiale bën një parashikim tronditës: Ligën e Kampionëve e fiton Barcelona, mposht në gjysmëfinale Real Madridin

“Dua që tifozët të jenë në krah të ekipit, trajnerit dhe lojtarëve tanë më shumë se kurrë. Nëse ata shohin që ju nuk dorëzoheni kurrë, as ata nuk do të dorëzohen”, përfundoi presidenti i Barcelonës.

Barcelona pret Napolin në ndeshjen e dytë më 12 mars me datat e mundshme çerekfinale më 9/10 dhe 16/17 prill. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori