LAJMI I FUNDIT:

Lampard: VAR-i është duke e favorizuar Manchester Unitedin

Lampard: VAR-i është duke e favorizuar Manchester Unitedin

Frank Lampard ka pranuar se shqetësohet me faktin se Manchester Unitedi po favorizohet nga vendimet e VAR-it dhe këto deklarata kanë ardhur pikërisht para përplasjes së Chelseat me Djajtë e Kuq në kuadër të FA Cup në Wembley.

United ka pasur një sërë vendimesh të mëdha në favor të tyre këtë sezon, ku i fundit ishte të enjten kur Crystal Palacet iu anulua një gol i Jordan Ayeë për një pozitë jashtë-loje margjinale, përpara se Victor Lindelof të rrëzonte Wilfried Zaha në zonë, por penalltia nuk u dha.

Kryetari i Crystal Palace, Steve Parrish u ankua në profilin e tij në Twitter pas ndeshjes duke thënë “A është i prishur VAR-i?”.

Liga Premier konfirmon gabimet nga VAR: U akorduan dy penallti të paqena, ndërsa ndërhyrje në Kane është dashur të jepet penallti
Lexo po ashtu Liga Premier konfirmon gabimet nga VAR: U akorduan dy penallti të paqena, ndërsa ndërhyrje në Kane është dashur të jepet penallti

Pas fitores 2-0 të Unitedit në Stamford Bridge në shkurt, Lampard u ankua për VAR-in i cili anuloi një gol të Kurt Zouma dhe duke mos akorduar një karton të kuq të Harry Maguire.

“Njerëzit thanë se do të favorizohen ekipet e mëdha ndoshta, për shkak të presionit ose ndikimit të tifozëve”, ka thënë fillimisht Lampard të premten.

“Por ato ditë kanë shkuar. VAR-i ka hyrë brenda për të provuar dhe ndryshuar atë, jo vetëm duke favorizuar ekipet, por thjesht për të marrë vendimin e duhur”.

Tifozët e befasuar me golin e anuluar të Harry Kane në mënyrë kontroverse nga VAR-i
Lexo po ashtu Tifozët e befasuar me golin e anuluar të Harry Kane në mënyrë kontroverse nga VAR-i

“Gjithnjë ekziston një element njerëzor ndaj VAR-it, por, dhe qartësisht ata duhet të marrin një vendim. Gjëja konfuze kishte kohëve të fundit, dhe ajo të enjten në mbrëmje, është se është një vendim shumë, shumë i qartë dhe i dukshëm kjo ishte e gabuar dhe nuk u shqyrtua dhe u ndryshua”.

“Disa prej tyre kanë ndodhur dhe kjo është e çuditshme. Unë do të doja të mendoj se me VAR duhet të jesh i gjykuar drejt. Disa mund të shkojnë kundër teje apo jo, por ne duket se jemi në një periudhë ku, për sa i përket Manchester Unitedit, ata kanë disa vendime në favor të tyre. Do të ishte mirë që VAR-i të punonte në favorin tonë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori