LAJMI I FUNDIT:

Lakers mposhtin Dallasin pas vazhdimeve, kampioni kthehet te fitoret

Lakers mposhtin Dallasin pas vazhdimeve, kampioni kthehet te fitoret

Los Angeles Lakers kanë marrë fitoren e tretë radhazi në NBA.

Reklama

Skuadra nga Kalifornia ka mposhtur Dallas Mavericks në udhëtim, por vetëm pas vazhdimeve.

Pas 53 minutave të zhvilluar në American Airlines Center në Dallas, Lakers triumfuan me tri pikë diferencë, 107:104.

Tre yjet e Lakers, LeBron James, Russell Westbrook e Anthony Davis shënuan së bashku 67 pikë në triumfin e ekipit nga Kalifornia.

James e mbylli takimin me 24 pikë, Westbrook me 23 pikë, 10 kërcime e nëntë asistime, derisa Davis me 20 pikë e 12 kërcime.

Tani Lakers ndodhen në pozitën e gjashtë në Konferencën e Perëndimit me 16 fitore e 13 disfata.

Fitore ka arritur edhe kampioni në fuqi i NBA-së, Milwaukee Bucks që para adhuruesve të vet ka mposhtur Indiana Pacers.

Bucks përkundër mungesave të Giannis Antetokounmpo e Khris Middleton triumfuan në këtë takim me 15 pikë diferencë 114:99.

Jrue Holiday ishte më efikasi në këtë sfidë me 26 pikë e 14 asistime, derisa Connaughton e Portis shtuan nga 20 pikë të tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Federata e Tenisit e Kosovës reagon pas gjestit të shëmtuar politik të Djokovicit në French Open

Federata e Tenisit e Kosovës reagon pas gjestit të shëmtuar politik të Djokovicit në French Open

Tenis
Përfundon gjyqi i dytë i Juventusit, merret vendimi përfundimtar pas marrëveshjes mes palëve

Përfundon gjyqi i dytë i Juventusit, merret vendimi përfundimtar pas marrëveshjes mes palëve

Serie A
Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Premier League
Busquets zbulon një mënyrë se si Interi mund ta ‘dëmtojë’ Man Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve

Busquets zbulon një mënyrë se si Interi mund ta ‘dëmtojë’ Man Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Raport i ri mjekësor për gjendjen shëndetësore të portierit Sergio Rico

Raport i ri mjekësor për gjendjen shëndetësore të portierit Sergio Rico

Ndërkombëtare
Real Madridi është gati për të mbyllur transferimin Joselu

Real Madridi është gati për të mbyllur transferimin Joselu

La Liga
Kalo në kategori