LAJMI I FUNDIT:

Lajm i shumëpritur: Stupcat po rikthehen me skeçe

Lajm i shumëpritur: Stupcat po rikthehen me skeçe

Stupcat qe një periudhë të gjatë kanë qenë me serialin “Egjeli”, sezoni i të cilit ka përfunduar para dy muajve, mirëpo vazhdon të shikohet shumë online në GjirafaVideo.com.

Pas shumë kërkesave të publikut që Stupcat të sjellin skeçe, në rrjetet sociale ata e kanë bërë njoftimin zyrtar që kanë filluar xhirimet.


Përpos lajmit të rikthimit, nga produksioni i GjirafaStudios kemi marrë informata që Stupcat do sjellin skeçe javore çdo të hëne gjatë tërë vitit, duke filluar nga nesër (e hënë, 6 maj) prej ora 20:00.

Të gjitha lajmet nga Stupcat
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Stupcat

Në skeçin e parë bëhet fjalë për produktet e Serbisë dhe përmes satirës shfaqen personazhet Ramadani, Zhivko dhe Ministri, ndërsa në skeçin e dytë, Stupcat sjellin personazhin shumë të dashur Gixhën, i cili e ka dërguar femrën e tij te stilisti i flokëve, i cili e ndryshon totalisht.

Në skeçin e tretë është një bos, i cili shkon ta ndihmojë një familje të varfër dhe qëllimi i skeçit është ironizimi i këtyre ndihmave që po bëhen vetëm për marketing. Kurse në skeçin e katërt, aktori Vedat Bajrami vjen si një super femër, e cila është model i kohës së sotme për shkak të bizneseve që bën. Xhirimet kanë filluar siç mund të shihni në fotografitë nga skenat.

Skeçet janë prodhim i GjirafaStudios dhe do të shfaqen vetëm online, çdo të hëne duke filluar nga ora 20:00 në platformën GjirafaVideo.

Për t’u informuar çdoherë kur shfaqen, shkarkojeni aplikacionin e GjirafaVideo në iOS apo Android dhe ju vijnë njoftimet.

Shikoni më poshtë promon e skeçit “Ramadani dhe Zivko – Taksat”:

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori