LAJMI I FUNDIT:

Lajm i madh në Pejë, legjenda e futbollit pejan trajner i Besës

Lajm i madh në Pejë, legjenda e futbollit pejan trajner i Besës

Arbnor Morina u largua nga Besa e Pejës, por klubi pejan nuk ka vonuar dhe ka gjetur zëvendësim për të.

Një futbollist legjendë në Pejë, tani ka marrë në dorë skuadrën e Besës dhe synon të korrë suksese.

Fjala është për ish-mesfushorin fantastik kosovar, Ilir Nallbani që nga dita e sotme do të jetë numri një në bankën e bardh e kuqve.


Burime të Telegrafit kanë konfirmuar se marrëveshja është arritur dhe se Nallbani do ta drejtojë Besën që në ndeshjen e ardhshme në fundjavë ndaj Trepçës ’89.

Iliri me Besën ka arritur t’i fitojë të gjithë titujt e mundshëm në futbollin kosovar, ndërsa kujtojmë se ai ka bërë karrierë edhe në kampionatin shqiptar tek Vllaznia e Shkodrës. /Telegrafi/