LAJMI I FUNDIT:

Lacazette transferohet në Angli

Lacazette transferohet në Angli

Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette është në rrugë të mirë për tu transferuar në Angli.

Anëtari i Lyonit dhe Përfaqësueses së Francës ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit në Ligue 1 dhe vlera e tij është rritur dukshëm.

Ndërkohë në Angli ai po kërkohet nga tri skuadra të mëdha që dy prej tyre do të luajnë në garat evropiane edicionin e ardhshëm.


Chelsea, Tottenham Hotspurs dhe West Ham United janë ekipet që dëshirojnë transferimin e francezit.

Gjithsesi për ta lënë të lirë yllin e saj Lyoni po kërkon rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/