LAJMI I FUNDIT:

Laboratori i drogës në Fier, SPAK merr në pyetje të arrestuarit

Laboratori i drogës në Fier, SPAK merr në pyetje të arrestuarit

SPAK ka marrë në pyetje personat e arrestuar për trafikimin e 430 kg kokainë në Frakull të Fierit. Gazetari Ermal Vija raporton se ka dhënë sqarime Enxhi Ferhati, e fejuara e Denilson Çervanakut.

Ajo merrej me komunikimet me e-mail me kompaninë në Kolumbi për blerjen e plehut kimik ku ishte fshehur kokaina por ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të aktivitetit kriminal.

Gjithashtu Abc News mëson se ajo ka thënë se është informuar nga partneri i saj pak ditë para se të kryheshin arrestimet. Kujtojmë që gjykata mori vendimin me 4 Janar për të lënë në burg 5 të akuzuarit Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Klajdi Matoshi, Redin Meshi dhe Julian Malaj.

Laboratori i drogës në Fier u zbulua në nëntor të vitit të kaluar, ku u sekuestrua edhe 430 kg kokainë. Laboratori u zbulua pas një operacioni të DEA-s në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze. Droga ishte fshehur në një ngarkesë me pleh kimik u porosit nga vëllai i ish-kryeplakut të Frakullës, Viktor Çervanaku.

Reklama

Droga u nis nga Kolumbia në maj dhe mbërriti në Shqipëri me kamion nga Mali i Zi në shtator.

Në trend Lajme

Më shumë
LIVE: Marshi në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së, nis grumbullimi i qytetarëve

LIVE: Marshi në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së, nis grumbullimi i qytetarëve

Lajme
Zyrtarët serbë “kërcënojnë” me rezistencë, reagon Presidenca: Ata do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim situate

Zyrtarët serbë “kërcënojnë” me rezistencë, reagon Presidenca: Ata do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim situate

Lajme
Zgjedhjet në veri, Jabllanoviq: Lista Serbe do të bëjë gjithçka për të frikësuar serbët – të rinis bashkëpunimi me institucionet qendrore në Prishtinë

Zgjedhjet në veri, Jabllanoviq: Lista Serbe do të bëjë gjithçka për të frikësuar serbët – të rinis bashkëpunimi me institucionet qendrore në Prishtinë

Jehona Hulaj
Hakohet faqja zyrtare e ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook

Hakohet faqja zyrtare e ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook

Lajme
Sulmohen me shok-bombë zyrtarët policorë në veri të Mitrovicës

Sulmohen me shok-bombë zyrtarët policorë në veri të Mitrovicës

Lajme
Specialja njofton se nesër nis gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë

Specialja njofton se nesër nis gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë

Lajme
Kalo në kategori