LAJMI I FUNDIT:

LA Clippers sërish fiton ndaj Golden State, detyron zhvillimin e ndeshjes së gjashtë

LA Clippers sërish fiton ndaj Golden State, detyron zhvillimin e ndeshjes së gjashtë

Los Angeles Clippers ka befasuar të gjithë me fitorne e arritur sërish në udhëtim te Golden State Warriors me rezultat 129-121 duke zvogëluar epërsinë e kampionëve në 3-2 dhe duke detyruar zhvillimin e ndeshjes së gjashtë, së paku në rrethin e parë të playoffit në Perëndim.

Paraqitje të madhe patën të gjithë lojtarët e Golden State, por nuk mjaftuan për shkak se në top formë ishin Lou Williams me 33 pikë e 10 asistime dhe Danilo Gallinari me 26 pikë e shtatë kërcime. Edhe Montrezl Harrell kontriboi me 24 pikënga stoli.


Te Golden State përkundër pandalshmërisë së tij, ekipi nuk arriti triumfin. Ishte Kevin Durant ai që shënoi plot 45 pikë. Klay Thompson shtoi 22 pikë dhe Stephen Curry shtoi 24 pikë në këtë takim.

Në ndeshjen tjetër ishte Houstoni që nuk la mundësi për Utah që të kthehet në këtë takim duke triumfuar me rezultat 100-93.

Ishte James Harden ai që realizoi 26 pikë, gjashtë kërcime, gjashtë asistime dhe katër bllokada.

Clint Capela kontriboi me 16 pikë e 10 kërcime, kurse Chris Paul shtoi 18 pikë e pesë asistime.

Houstoni në rrethin tjetër pret fituesin e serisë Golden State – Clippers që do të përbënte një tjetër përballje epik të hershme në gjysmëfinale të playffit në Perënim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori