Kylie Jenner ul çmimin e rezidencës milionëshe

Kylie Jenner ka ulur çmimin e rezidencës së saj luksoze në Hidden Hills vetëm një muaj pasi e nxori në shitje.
Prona, që fillimisht ishte listuar për mbi 20 milionë dollarë (rreth 18.5 milionë euro), tani ofrohet për rreth 18 milionë dollarë (16.7 milionë euro).
Vila moderne dykatëshe përfshin tetë dhoma gjumi, tetë banjo, teatër privat, palestër dhe ambiente relaksi, ndërsa jashtë ofron pishinë, kuzhinë të hapur dhe hapësira për argëtim, shkruan DailyMail.

Jenner e kishte përdorur këtë shtëpi gjatë rinovimeve të një prone tjetër në të njëjtën zonë, të cilën e bleu në vitin 2020 nga Miley Cyrus.
Ulja e çmimit vjen në një kohë kur tregu i pronave luksoze mbetet konkurrues, ndërsa ylli i “Kylie Cosmetics” duket i vendosur ta shesë sa më shpejt rezidencën. /Telegrafi/































































