LAJMI I FUNDIT:

Kylian Mbappe imitoi Cristiano Ronaldon me festimet e tij në “Camp Nou”

Kylian Mbappe imitoi Cristiano Ronaldon me festimet e tij në “Camp Nou”

Kylian Mbappe ishte njeriu i ndeshjes të martën në mbrëmje, pasi shënoi një het-trik në triumfin e Paris Saint-Germain 4-1 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

Francezi bëri një paraqitje të paharrueshme për të treguar edhe një herë se çfarë lojtari i shkëlqyeshëm është dhe se e ardhmja është para tij.


Krahasimet midis Mbappe dhe Cristiano Ronaldo ishin të pashmangshme në rrjetet sociale, veçanërisht pasi sulmuesi portugez kishte shumë sukses ndaj Barcelonës në vitet e kaluara.

Interesante ishin edhe festimet e Mbappes, pasi ngjanin shumë me disa nga ato të Cristianos të bëra pasi kishte shënuar disa nga golat e tij në “Camp Nou”, një rastësi që nuk kaloi pa u vërejtur nga shumë fansa të futbollit.

Mbappe festoi me gjunjë në tokë, krahët e ngritur në qiell dhe me krahët e zgjatur, ashtu si ylli aktual i Juventusit.

Paraqitja e Mbappes i dha Real Madrid edhe më shumë arsye për të ëndërruar të nënshkruajë me të në afatin që po vije.

Megjithatë, kontratën e tij do të skadojë në vitin 2022 dhe PSG po punon që të arrijë një marrëveshje afatgjate me lojtarin francez.

Mbappe pretendon kurorën

Ishte një natë historike për 22-vjeçarin, gjë që e bën atë trashëgimtarin e madh të fronit të Cristianos dhe Lionel Messit.

Neymar nuk ishte aty të martën në mbrëmje dhe Mbappe doli në skenë për të treguar se ai është në një pozicion të favorshëm për të qenë lojtari më i mirë në botë si në terme afat shkurtër, ashtu edhe afat mesëm dhe afatgjatë.

Ai shënoi het-trik në “Camp Nou” dhe ishte një makth për Gerard Pique, Sergino Dest dhe Clement Lenglet, të cilët nuk mund ta ndalonin, vetëm duke e kapur për fanelle të tij.

Mbappe është ylli që Real Madrid po kërkon, por a do të arrijë ta marr, mbetet të shihet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori