LAJMI I FUNDIT:

Ky fshat është ndryshe nga të tjerët: Të gjithë banorët kanë demencë dhe nuk paguajnë as për ushqime

Ky fshat është ndryshe nga të tjerët: Të gjithë banorët kanë demencë dhe nuk paguajnë as për ushqime

Landais Alzheimer, në jugperëndim të Francës, është i ndryshëm nga fshatrat e tjerë. Të gjithë banorët këtu kanë demencë (dëmtim i kujtesës).

Dyqani në sheshin kryesor shet sende ushqimore të thjeshta, si “baguette” (bukë franceze), por nuk pranon para, kështu që askush nuk duhet të kujtojë të merr me vete kuletën.


Një gjë e thjeshtë mund ta pengojë demencian, ndërsa shumica gabimisht mendojnë që është cikërrimë
Lexo po ashtu Një gjë e thjeshtë mund ta pengojë demencian, ndërsa shumica gabimisht mendojnë që është cikërrimë

Fransis, një ish-fermer, shkon për të marrë gazetën e përditshme dhe i sugjerohet të shkojë për kafe në restorantin fqinj, i cili është si “zemra sociale e fshatit”.

Fransis u pyet se si u ndje kur mjeku i tha se kishte sëmundjen e Alzheimerit. Duke u kthyer në atë kohë, ai thotë se ishte “shumë e vështirë”.

Babai i tij gjithashtu kishte sëmundjen e Alzheimerit, por Fransis nuk ka frikë, shkruan bbc.

“Nuk kam frikë nga vdekja, sepse do të ndodhë patjetër një ditë. Ndërkohë, do të jetoj pavarësisht sëmundjes. Unë jam këtu për të jetuar, megjithëse nuk është njësoj. Nëse dorëzohesh, ky është fundi. Prandaj vazhdoni sa më mirë”, thotë ai.

Vendasit inkurajohen të vizitojnë teatrin dhe të përfshihen në aktivitete përveç dyqaneve dhe restoranteve, transmeton Telegrafi.

Philip dhe Vivienne thonë se vazhdojnë të jetojnë një jetë normale sa munden pasi u diagnostikuan me demencë.

“Ne po shkojmë për një shëtitje”, thotë Philip, duke ngulur sytë në distancë.

Dhe kur e pyesim nëse janë të lumtur, ai kthen kokën dhe thotë me një buzëqeshje se “ne jemi, me të vërtetë”.

Këtu koha kalon ndryshe, thotë udhërrëfyesi nëpër fshat. Nuk ka takime të planifikuara për inspektime, blerje dhe pastrim – vetëm një “ritëm i ulët” që josh vendasit, për t’u dhënë atyre sa më shumë liri.

Fshati po monitorohet nga afër dhe profesoresha Helena Amiyeva thotë se rezultatet e hershme tregojnë se në fakt ndikon në rrjedhën e sëmundjes.

“Ajo që kemi parë tek njerëzit është një rënie e përshpejtuar njohëse – kjo nuk shihet në këtë institucion. Ne shohim një lloj evolucioni të qetë. Ne kemi arsye të besojmë se këto lloj institucionesh mund të ndikojnë në trajektoren e rezultateve klinike”, shpjegon ajo.

Duke treguar nënën 89-vjeçare, Morisette ndërsa ishte ulur në dhomën e saj të gjumit, Dominica thotë se “jam e qetë sepse e di që ajo e ka gjetur qetësinë dhe është e sigurt”.

E mbushur me foto familjare, piktura dhe mobilie familjare, dhoma ka një dritare të madhe me pamje nga kopshti. Pa kohë të caktuar vizitash, njerëzit vijnë dhe shkojnë sa herë që duan.

Dhe Dominica thotë se ajo dhe motra e saj nuk prisnin që kujdesi të ishte kaq i mirë.

“Kur e lë atë, ndjej lehtësim. Kur të arrij, më duket sikur jam në shtëpinë e saj. Jam në shtëpi me nënën”, thotë ajo.

Secila prej shtëpive njëkatëshe prej druri strehon rreth tetë qiramarrës, me një kuzhinë të përbashkët dhe dhoma për rekreacion dhe ngrënie.

Edhe pse fshatarët paguajnë një kontribut të caktuar, shpenzimet e funksionimit – të ngjashme me mesataren e shtëpisë së kujdesit për të moshuarit – mbulohen kryesisht nga qeveria rajonale, e cila ndau 22 milionë dollarë për ndërtimin e fshatit.

Kur u hap për herë të parë, në vitin 2020, ishte vetëm i dyti i këtij lloji dhe i vetmi që është pjesë integrale e projektit kërkimor. Ende mendohet se ka më pak se dhjetë të këtij lloji në botë.

Ndryshe, fshati ka rreth 120 banorë dhe po aq punonjës shëndetësorë, bashkë me vullnetarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori