LAJMI I FUNDIT:

Një gjë e thjeshtë mund ta pengojë demencian, ndërsa shumica gabimisht mendojnë që është cikërrimë

Një gjë e thjeshtë mund ta pengojë demencian, ndërsa shumica gabimisht mendojnë që është cikërrimë

Është e njohur mirë që demencian e pengon pasioni dhe jeta aktive, por edhe një gjë të cilën të moshuarit nuk e kanë pasur në vitin 2020. 

Ashtu siç ndihmon aktiviteti fizik në preventivën e diabetit dhe sëmundjes së zemrës, po ashtu edhe shoqërimi ka ndikim në zvogëlimin e rrezikut nga demencia në moshën e plakjes, thonë rezultatet e një studimi të botuar në Journal of Gerontology: Psychologies Sciences.

Megjithatë, në vitin 2020 shoqërimi ishte i detyruar të reduktohet në minimum, mirëpo kishte mundësi të zëvendësohej me video-thirrje dhe këmbim të porosive të shkruara.

Sepse, rezultatet e hulumtimit kanë treguar që shoqërizimi në kohën e pandemisë është më i rëndësishëm se kurrë më parë për trurin. Shoqërimi me njerëz dhe bërja e planeve për të ardhmen janë shumë të rëndësishme për shëndetin e trurit.

Ky studim tregoi se njerëzit e moshuar, të cilët shoqërohen rregullisht me miqtë, kanë disa hobi, ose ndjekin ndonjë edukim, kanë një tru më të shëndetshëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori