Cristiano Ronaldo e bën pjesën më të madhe të jetës së tij i monitoruar nga syri i publikut, mirëpo ai ka qëndruar relativisht sekret për lidhjet e tij romantike prej se u bë futbollist i famshëm.
Një nga lidhjet më të përfolura të tij ka qenë ajo me modelen ruse, Irina Shayk, me të cilën kaloi pesë vite, ndërsa u nda në janar të vitit 2015. Motra e futbollistit e kishte përshkruar si shumë të rëndë këtë ndarje, madje kishte thënë “si një vdekje”.

Superylli i Juventusit është lidhur me shumë femra që atëherë, por në vitin e kaluar u bë e ditur se spanjollja Georgina Rodriguez është zyrtarisht e dashura e portugezit.
Prezenca e saj në shumë ceremoni të ndarjes së çmimeve, si ajo e FIFA-s, e konfirmoi lidhjen e tyre, ndërsa bukuroshja tashmë është pjesë e familjes së CR7 duke qenë nëna e vajzës së tij më të vogël.
Kush është Georgina Rodriguez

Sipas The Sun, Georgina ka origjinë nga qyteti Jaca, në verilindje të Spanjës. Ky qytet ka rreth 13.000 banorë dhe është në afërsi të kufirit me Francën, 450 kilometra larg Madridit.
Në qytetin e saj të lindjes kishte punuar si kameriere para se të vendosej në një familje në Bristol të Anglisë, si kujdestare fëmijësh. Ndërsa para se të njihej me Ronaldon ka punuar si shitëse në një dyqan të Guccit në Madrid.
Rodriguez është edhe valltare, mirëpo prej se është lidhur me Ronaldon dëshiron të ndjekë një karrierë si modele, pasi tashmë është bërë e famshme.
Si u takua me Ronaldon

Sipas thashethemeve, Cristiano e kishte parë bukuroshen për herë të parë në zonën VIP të një evenimenti të Dolce & Gabbana në Madrid, edhe pse nuk dihet saktësisht se si ka nisur lidhja ndërmjet tyre.
Që atëherë ka vazhduar romanca mes tyre, ndërsa në vitin e kaluar kishin nisur të fotografohen bashkë nga paparacit. Momenti kur lidhja e tyre u bë temë në media ishte nëntorin e kaluar kur ishte fotografuar në Disneyland Paris me paruke dhe me syze, për të mos u njohur.
Që atëherë, 24-vjeçarja është para rregullisht në tribuna gjatë ndeshjeve të Real Madridit, po ashtu edhe në ceremonitë e ndarjes së çmimeve, me futbollistin, nënën dhe djalin e tij.
E ardhmja me Ronaldon

Lidhja me Georginan është lidhja më serioze që ka pasur Ronaldo prej se u nda nga Irina. Për më shumë, Rodriguez është nëna e vajzës së vogël të portugezit që është fëmija i tyre i parë i përbashkët dhe i katërti i 32-vjeçarit.
Bukuroshja ka raporte shumë të mirë me djalin e madh të lojtarit, Cristiano Jr, si edhe me nënën e Ronaldos, Dolores. Identiteti i nënës biologjike të Cristiano Jr ka mbetur i fshehtë që nga lindja e tij, në vitin 2010 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Georgina është shumë e përfshirë në jetën e familjes së Ronaldos, sidomos me fëmijët e tij, me të cilët fotografohet rregullisht.
Çifti nuk e ka fshehur dashurinë asnjëherë, ndërsa Rodriguez shpesh ka bërë edhe postime romantike për partnerin e saj.
Që nga transferimi i Ronaldos te Juventusi, është bërë e ditur se edhe e dashura e tij do të zhvendoset për të jetuar në Torino.
Natyrisht se portugezi dëshiron më shumë fëmijë me të dashurën e tij në të ardhmen, ndërsa hapi më logjik i radhës duhet të jetë martesa e tyre. Sidoqoftë, duhet të presim dhe të shohim.
Pjesëmarrja e Georginas në ndeshjet e Ronaldos

Georgina është parë në shumë ndeshje të Real Madridit, zakonisht e ulur afër djalit të Ronaldos.
Ajo ka hyrë edhe në fushë për ta festuar triumfin e Cristianos në Ligën e Kampionëve.
Gjatë Kampionatit Botëror në Rusi, ajo ka qenë e pranishme në stadium gjatë ndeshjeve të Portugalisë duke bërë tifo për të dashurin e saj.
Në ndeshjen e fundit grupore kundër Iranit, Georgina kishte publikuar një fotografi të sajën me fanellën e Ronaldos me numrin 7 me përshkrimin: “Jepi Cristiano. Të duam”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Blero publikon foto nga darka romantike me të dashurën e re

Elegante dhe me stil, Luana Vjollca shkëlqen me dukjen e radhës

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Xhuli Nura zbulon të dashurin e saj të ri?

Albërije Hadërgjonaj reagon ndaj deklaratave fyese të Albano Bogdos ndaj Albanit dhe Beatrixës

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal