LAJMI I FUNDIT:

Kurti në 35-vjetorin e grevës së minatorëve: Përmes fjalës “Trepçë” denoncoheshin politikat shtypëse të Millosheviqit

Kurti në 35-vjetorin e grevës së minatorëve: Përmes fjalës “Trepçë” denoncoheshin politikat shtypëse të Millosheviqit

“Dikur minatorët kanë hedhur themelet e Republikës, tani Republika dhe minatorët bashkë po e ribëjnë “Trepçën”. Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në shënim të 35-vjetorit të grevës së madhe të minatorëve të Trepçës.

Duke e ndërlidhur këtë ditë me shënimin e festave të mëdha, Kurti tha se “duke kujtuar grevën e madhe të minatorëve, ne nderojmë rrënjët e Republikës sonë”.


Ai ka sjellë në kujtesë para të pranishmëve kohën kur Serbia kishte nisur të trazonte Kosovën, duke kujtuar këtu se ishin minatorët ata që të parët iu kundërvunë. “Ata porositën qartë e fuqishëm: se populli ynë nuk do të thyhej, nuk do të epej e nuk do të hiqte dorë nga e drejta për të vendosur fatin e vet. Më 17 nëntor 1988, minatorët e Trepçës u nisën në marshin e tyre nga minierat për në Prishtinë, për të kundërshtuar funksionarët që po i dorëzoheshin Serbisë”, tha kryeministri .

“Më 20 shkurt 1989, ata u ngujuan në horizontet e minierës për të kundërshtuar heqjen e autonomisë. Nga mesdita, kur fillimisht minatorët e ndërrimit të katërt nuk dolën fare jashtë, duke hyrë në grevë urie, fjala “Trepçë” mori një kuptim të fuqishëm edhe politik, përmes së cilës denoncoheshin politikat diskriminuese dhe shtypëse të Millosheviqit. Dhe kjo vazhdoi deri në ditën e fundit të grevës më 28 shkurt, kohë kjo gjatë të cilës 1300 minatorë të “Trepçës” të ngujuar në grevë urie nga zgafellat e horizontit të tetë dhe të nëntë të minierës, i parashtruan 10 kërkesa, ndër të cilat, “që fati i shqiptarëve në Kosovë e Jugosllavi të shqyrtohet në Kombet e Bashkuara”, shtoi ai.

Kreu i ekzekutivit kosovar tutje tha se minatorët nuk u përçanë e as nuk u dorëzuan para së keqes, dhe me vendosmërinë e tyre i morën vëmendjen botës së qytetëruar e demokratike.

Kurti theksoi se mbi 130 minatorë ranë dëshmorë në ballë të luftës çlirimtare dhe martirë të panënshtruar ndaj gjenocidit të Serbisë mbi popullin shqiptar. “U përkulemi në nderim, për jetë e mot! 35 vjet pas grevës, vendi ynë i lirë tash punon me zell për të ruajtur pronën e popullit dhe për të nxitur zhvillimin e mirëqenien”, u shpreh ai.

Në fund të fjalës, kryeministri Kurti tha se kanë mbështetur “Trepçën” me mjete për investime kapitale dhe me kapital pune, duke dhënë rreth 25 milionë euro subvencione vetëm gjatë tri viteve të fundit, duke shtuar se “po përkrahim sërish Trepçën me kredinë 20 milionëshe për të investuar në teknologji të re, që rrit efiçiencën e prodhimit, ngrit performancën operative e financiare, përmirëson kushtet e punës dhe hap vende të reja pune”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori