LAJMI I FUNDIT:

Kurti ironizon me opozitën për zgjedhjet e mundshme në pranverë: Mos e kanë fjalën për 1 prill?

Kurti ironizon me opozitën për zgjedhjet e mundshme në pranverë: Mos e kanë fjalën për 1 prill?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ironizuar me deklaratat e opozitës për zgjedhje të reja parlamentare që kanë thënë se do të mbahen në pranverë të vitit 2022.

Në konferencën për media pas mbledhjes së fundit të Qeverisë sivjet, Kurti ka pyetur se “mos bëhet fjalë për 1 prillin”, duke aluduar në ditën e gënjeshtrave.

“Kur kanë menduar për zgjedhje në prill, duhet ta pyesni mos e ka pas fjalën për 1 prill. Unë ua uroj Vitin e Ri edhe z.Abdixhiku dhe opozitës në përgjithësi, ju dëshiroj gjitha të mirat në vitin 2022. Unë me të vërtetë jam i zënë dhe nganjëherë më duhet të mungoj në disa aktivitete të tjera, por duket z.Abdixhiku është më i zënë se unë me subjektin e tij politik, dhe prandaj mungon shpesh”, tha Kurti.

Kriza me energji, Abdixhiku: Kurti ta kthejë diplomën nëse nuk e di se çmimi i rrymës kontraktohet
Lexo po ashtu Kriza me energji, Abdixhiku: Kurti ta kthejë diplomën nëse nuk e di se çmimi i rrymës kontraktohet

Ai i kthej përgjigje kryetarit të LDK-së, i cili ditë më parë tha se nëse kryeministri si inxhinier që është nuk e di që rryma kontraktohet atëherë ta kthej diplomën.

“Unë diplomën në Universitetin e Prishtinës  kam në fakultetin e elektroteknikës telekomunikacion dhe kompjuteri, nuk e kam për blerjen e rrymës por nuk besoj që kemi bërë ndonjë gabim apo lëshim deri tash. Duhet ta kuptoni që kam ardhur në qeverisje me fitore të listës tonë sepse ka ekzistuar një dëshpërim i madh nga pushteti që tash është në opozitë”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori