LAJMI I FUNDIT:

Kriza me energji, Abdixhiku: Kurti ta kthejë diplomën nëse nuk e di se çmimi i rrymës kontraktohet

Kriza me energji, Abdixhiku: Kurti ta kthejë diplomën nëse nuk e di se çmimi i rrymës kontraktohet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se vendi ynë është në krizë energjetike, është në terr, reduktime, agregat e qirinj.

Abdixhiku ka thënë se shkaku i kësaj krize, Kosova u bë lajm për të keq në mediat ndërkombëtare.

“E kur bëhesh lajm për të keq në media ndërkombëtare do të thotë se kriza këtu është më e dalluar. Të gjitha vendet e Evropës po përballen me krizën energjetike. Në Evropë shtetet po konsumojnë më shumë energji sesa prodhojnë. Të gjitha këto vende furnizimi i energjisë bëhet nga kompanitë private. Çdo qeveri në Evropë janë marrë me urgjencë me temën e energjisë në momentin e parë të pasjes së krizës, ato nuk janë spektatore e ankuese pra nuk kanë hedhur faj, nuk janë ankuar për kapacitetet që kanë, por kanë vepruar shpejt”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka shtuar se Kosova s’mundi ta bëjë një gjë të tillë, dhe bëhet lajm ndërkombëtar, shkruan Telegrafi.

“Nuk bëhet lajm Shqipëria e Maqedonia e Veriut, por Kosova se shpalljen e gjendjes emergjente e ka shpallur në tetor të këtij viti. Ne sot jemi në fund të dhjetorit dhe tek sot tre muaj pasi vendet e rajonit janë marrë me këtë krizë, ne kemi nisur ti dëgjojmë masat e Qeverisë me gjashtë muaj vonesë”, ka thënë Abdixhiku.

I pari i LDK-së, ka kritikuar Qeverinë Kurti për neglizhencë dhe keqmenaxhim të kësaj krize.

“Kur menaxhon krizë nuk mund të kesh rezultat të mirë. Qeveria jonë populliste verës kur të tjerët merreshin me problemin e energjisë, kjo qeveri shpërndante parulla se e ka zhvillimin më të madh në Evropë. Sot kur pas një dekade, reduktimet e terri e agregatet na u kthyen, kryeministri që i ka krejt e nuk koka këtu na thotë se rryma nuk blihet sepse nuk konservohet në frigorifer”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se një kryeministri Kurti duhet ta di se çmimi i rrymës kontraktohet.

“Ai duhet ta di e nëse nuk e din si inxhinier që është ta kthej diplomën e tij në fakultet, se çmimi i rrymës kontraktohet rezervohet”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku shtoi se në planin qeverisës të Qeverisë Kurti tema e energjisë mbulohet me gjysmë faqe tekst.

“Kur energjinë e mbulon me gjys faqe tekst s’ke qysh mos ta mbulosh krizën me një qebe, prandaj deri në pranverë të dëgjojmë përralla popullsitë ankuese e tregime militanteske në frigorifer, është me e lehtë se popullizmi këtë ka”, tha Abdixhiku. /Telegrafi/