Edhe pas më shumë se dy dekadave nga lufta në Kosovë, kryetari i LVV-së po konsideron se vendi nuk ka sovranitet të plot, integritet të plot territorial, njohje ndërkombëtare dhe stabilitet të vërtetë në Ballkan.
Sipas Albin Kurtit, kjo arrihet nga qeveritë e pakorruptuara të cilat vejnë interesin e përgjithshëm, para çdo interesi tjetër.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se Skënderbeu në Krujë, Ismail Qemali në Vlorë, e Adem Jashari ne Prekaz janë tri ngjarje historike që kanë të përbashkët 28 nëntorin.
Ai bashkë me deputetë e përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje manë bërë homazhe tek varrezat në Prekaz, në shënimin e kësaj date, që sipas tij është gurthemel i identitetit kombëtar shqiptar. Kurti theksoi se 59 anëtarët e familjes Jashari, u flijuan në një luftë të pabarabartë, qe ja dha hovin vendimtar çlirimit të Kosovës.
“Ngjarje, personalitete, veprimtarë të kombit në periudha të ndryshme në beteja politike dhe ushtarake në paqe, okupim, në luftë, lëvizje legale dhe ilegale qe të gjithë këta e kanë 28 nëntorin diell të tyre. Dhe kështu do të mbetet përherë për shqiptarët kudo që janë. Ne si brez që sot rrojmë, por edhe ata të cilët do të vijnë pas nesh e ende nuk kanë lindur. Në homazhet e sotme këtu në Prekazin historik, ishim me Shqipen, por pa Rexhën. Me Shqipen, bashkëshorten dhe bashkëluftëtarin e Rexhep Selimit, i cili gjithashtu me 28 nëntor të vitit 1997 bëri shpalljen publike të UÇK-së me dy bashkëluftëtarët e tij Mujë Krasniqin, kapiten kapuçin dhe gjithashtu bashkëluftëtarin tjetër Daut Haradinajn”, tha Kurti.
Kryetari i LVV-së, tha se padrejtësia ndaj tyre nuk do t’i dobësojë, dhe se do t’i tejkalojnë këto vështirësi.
Kurti tha se Kosova ende nuk ka sovranitet dhe integritet të plot territorial.
“Ne duam të theksojmë atë që nuk është përmbushur ende, e kjo është sovraniteti i plot i Kosovës, integriteti i plot territorial, njohja e plot ndërkombëtare dhe afrimi, integrimi, e bashkimi i shqiptarëve që pikërisht do ta arrinte stabilitetin e vërtetë dhe afatgjatë në Ballkan. Në Ballkan, në këtë rajon ende të pa integruar në Bashkimin Evropian ka tensione dhe nuk ka stabilitet sepse paqja gjithmonë është mbajtur në kurriz të shqiptarëve, të cilët kanë paguar çmimin më të madh edhe ne luftë edhe në paqe. Ne duhet të përparojmë jo për inate të të tjerëve, por për hir të vetës tonë. Veçse kjo realizohet nëpërmjet qeverive të ndershme të pakorroptuara qe vën interesin e përgjithshëm, para çdo interesi tjetër. Dhe e kuptojnë që çfarë do ndihme nga jashtë nga partner apo aleat duhet të paraprihet nga vet respekti, vetëbesimi dhe puna jonë këtu brenda”, ka deklaruar Kurti.
28 nëntori shënon pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit e legjendarit Adem Jashari.
Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton edhe daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor ta vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre