Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në sesionin e zgjeruar të Asociacionit të Intelektualëve “Krug 99” në Sallën e Kuvendit të Sarajevës.
Në fjalimin e tij, ai theksoi se Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili ishte planifikuar të mbahej në Neum, ishte anuluar, por ai nuk mundi ta anulojë vizitën e tij në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës.
Ai u drejtua në gjuhën boshnjake dhe e nisi fjalimin duke cituar presidentin e parë të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Alija Izetbegoviqin.
Kurti theksoi se Bosnja dhe Hercegovina do të vazhdojë të ekzistojë si shtet dhe se ai kishte ardhur si mik dhe partner.
Ai e cilësoi marrëdhënien ndërmjet Bosnjës dhe Kosovës të bazuar në njerëz dhe vlera.
Kurti tha se qytetarët e Kosovës, Bosnjën dhe Hercegovinën e shohin si një vend mik, miqësi e cila është mohuar për një kohë të gjatë.
“Sarajeva është më pak se gjashtë orë larg Prishtinës, por për të ardhur, unë dhe delegacioni im duhej të kalonim barrierën e kufizimeve të vizave. Unë sjell përshëndetje nga qytetarët e Kosovës, të cilët e shohin Bosnjën si vend mik. Ne ndajmë një histori të përbashkët dhe kemi një të ardhme të përbashkët evropiane. Kështu, ne implementuam në mënyrë të njëanshme marrëveshjen për lirinë e lëvizjes bazuar në letërnjoftime, të arritur nëpërmjet Procesit të Berlinit”, theksoi Kurti, raporton Klix.ba.
Ai beson se Kosova i ka borxh Bosnjë-Hercegovinës, veçanërisht duke iu referuar periudhës së luftës në të dyja vendet.
“Bosnja dhe Kosova janë të lidhura përmes një të kaluare të dhimbshme dhe tragjike. Në shumë aspekte, Kosova i detyrohet Bosnjës. Në Bosnjë, ndërhyrja e NATO-s erdhi pas vitit të katërt të luftës, ndërsa në Kosovë pas vitit të dytë të luftës”, theksoi ai.
Kurti gjithashtu citoi një parathënie të diplomatit amerikan Derek Chollet në librin e ndërmjetësit kryesor amerikan për arritjen e paqes në Bosnjë, Richard Holbrooke.
“Miq të dashur, besoj se jemi dakord që në vend që të zemërohet, regjimi në Beograd duhet të turpërohet. Nuk mund të mos e përmend librin e Holbrookut me parathënien e Derek Chollet: ‘Nga distanca e kohës, ka shumë gjëra që mund t’i kishim bërë më mirë gjatë dhe pas Marrëveshjes së Dejtonit. Më vjen keq që pranova që serbët e Bosnjës të mbajnë emrin e entitetit Republika Srpska. Izetbegoviq kishte të drejtë kur tha se ishte një emër nazist. Duhej të kishim bërë më shumë për ta ndryshuar atë, për arsye praktike dhe simbolike'”, tha Kurti, transmeton Telegrafi.
Ai theksoi gjithashtu se pushteti serb i mohon krimet e luftës në Bosnjë dhe Kosovë.
Sipas tij, “ky mohim tregon se ata do t’i përsërisnin këto krime nëse do të kishin mundësi”.
Kurti përfundoi fjalimin duke thënë se forcimi i Bosnjës dhe Kosovës “ndihmon Serbinë që të mos i përsërisë krimet”.
Në Sarajevë, Kurti zhvilloi një sërë takimesh, ndërkohë që vizita e tij u dënua nga politikanët e Republika Srpska. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova