LAJMI I FUNDIT:

Kurti e Pendarovski biseduan edhe për rrugën Prizren-Tetovë

Kurti e Pendarovski biseduan edhe për rrugën Prizren-Tetovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili qëndroi për një vizitë zyrtare sot në vendin tonë.

Ata fillimisht zhvilluan një takim kokë më kokë para takimit bilateral ndërmjet delegacioneve zyrtare.


Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje në Prishtinë dhe Ndërtesën e Qeverisë për herën e dytë, pas vizitës së parë të tij në dhjetor të vitit 2021.

“Dy vendet dhe shtetet tona i dëshirojnë më të mirën njëra-tjetrës dhe kanë komunikim dhe bashkëpunim të mirë si në aspekt institucional ashtu edhe në nivel të shoqërive tona”, u shpreh kryeministri Kurti në fillim të takimit.

Ai e falënderoi presidentin Pendarovski dhe Maqedoninë e Veriut për mbështetjen ndaj Kosovës në çështje të ndryshme me interes të përbashkët, veçanërisht në rrafshin ndërkombëtar përmes përkrahjes në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale, fushat në të cilat mund të shtohet e thellohet bashkëpunimi, dhe projektet e përbashkëta infrastrukturore që lidhin dy shtetet, siç është projekti i rrugës Prizren-Tetovë për të cilën në javën e dytë të këtij muaji ministrat respektiv nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancim të hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit për rrugën Prizren-Tetovë.

U fol edhe për zhvillimet në rajon, procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe situatën e sigurisë pas sulmit terrorist dhe paramilitar të para katër muajve në Banjskë të komunës së Zveçanit.

Me këtë rast, Kryeministri falënderoi presidentin Pendarovski për vendimin për Maqedoninë e​ Veriut për shtimin e kontingjentit të trupave të saj në kuadër të KFOR-it.

Presidenti Pendarovski u shpreh mirënjohës për mikpritjen sot. Ai tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut përveç marrëdhënieve shumë të mira, kanë edhe të njëjta qëllime strategjike, dhe se ajo është e gatshme që të ndajë me Kosovën përvojat e saj sa i përket integrimit evropian dhe anëtarësimin në NATO. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori