LAJMI I FUNDIT:

Kurti e Mustafa sot projektojnë pamjen e Qeverisë së re

Kurti e Mustafa sot projektojnë pamjen e Qeverisë së re

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pritet të takohen sot për t’i dhënë fund negociatave rreth arritjes së koalicionit qeverisës.

Në takimin e sotëm dy liderët do ta projektojnë planin e qeverisë së ardhshme, për të cilën partnerët e mundshëm të koalicionit janë optimistë se marrëveshja mund të arrihet së shpejti, madje qysh në fillim të javës së ardhshme.


Pas takimit të së enjtes që patën kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafën, dje grupet punuese të të dyja subjekteve politike e zhvilluan një takim tjetër, i cili i ka finalizuar çështjet programore për të cilat nuk ka pasur dakordim të plotë mes tyre, shkruan gazeta Zëri.

Madje përfaqësuesit e grupeve punuese të LVV-së kanë deklaruar se marrëveshja është gati të arrihet dhe se kjo pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.

Ndonëse edhe nga LDK-ja e kanë konfirmuar dakordimin mes tyre, ata janë shprehur më të rezervuar sa i përket datës së mundshme të koalicionit.

Përfaqësuesit e LDK-së kanë theksuar se marrëveshja do të arrihet pasi të ndahen përgjegjësitë qeverisëse, gjë e cila pritet të ndodhë sot në takimin mes Kurtit e Mustafës. Nga këto dy subjekte kanë vlerësuar se të gjitha çështjet që kanë mundur t’i ndajnë si ajo e postit të presidentit, tashmë janë tejkaluar, duke pohuar kështu se nuk ka gjë që e parandalon koalicionin LVV – LDK.

qPërfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pas takimit që pati me përfaqësuesit e LDK-së, u shpreh se të dyja grupet kanë arritur pajtueshmëri të plotë sa i përket programit dhe se shumë shpejt do të arrihet marrëveshja. 

Haxhiu ka theksuar se pjesë e diskutimeve nuk ka qenë as pozita e presidentit të vendit, as e kryeparlamentarit dhe as ajo e ministrit të Punëve të Jashtme.

Ajo ka theksuar se fillimi i javës së ardhshme mund ta sjellë marrëveshjen LVV – LDK. 

Haxhiu, e cila është optimiste që shumë shpejt do të arrihet marrëveshja LVV – LDK, ka theksuar se do ta presin presidentin Thaçi që ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit, në të kundërtën ajo thotë se sipas Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës së Kosovës deputetët kanë të drejtë të mblidhen vetë nëse një gjë të tillë nuk e bën presidenti.

Përfaqësuesi i LDK-së në negociatat me Vetëvendosjen, Lutfi Haziri, pas takimit ka thënë se të dyja gupet punuese kanë arritur t’i përmbyllin çështjet që lidhen me kornizën e draftmarrëveshjes së koalicionit mes LDK-së e Vetëvendosjes. Përmes kësaj pune që është bërë, Haziri theksoi se është ndërruar standardi i ndërtimit të koalicioneve dhe kultura e bashkëpunimit nga e kaluara.

Ai pohoi se nuk ka çështje që e parandalon ose e përshkallëzon raportin e ndërtuar LDK – LVV. Ai ka thënë se planprogrami ka qenë hapi i parë drejt marrëveshjes, ndërsa hapin e dytë, i cili ka të bëjë me ndarjen e përgjegjësive, do ta kryejnë dy liderët e partive. 

Haziri theksoi se edhe çështja e presidentit, e kryetarit të Kuvendit dhe ajo e ministrit të Punëve të Jashtme janë çështje që do të zgjidhen në negociatat e drejtpërdrejta mes partnerëve pa asnjë lloj problemi. Ai deklaroi se sapo të arrihet marrëveshja e ndarjes së posteve do të nënshkruhet marrëveshja pa vonesa. 

Tutje Haziri ka folur edhe për minoritetet dhe për Listën Serbe. Ai ka shtuar se do t’i respektojnë të gjitha të drejtat kushtetuese të minoriteteve. Ndërsa se çfarë statusi do të ketë Lista Serbe në Kuvend, Haziri ka thënë se është çështje e vendosur tashmë, duke shtuar se pjesë e Qeverisë do të jetë një ministër serb dhe një ministër nga minoritetet tjera.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë të premtes e ka njoftuar zyrtarisht presidentin e vendit Hashim Thaçin për rezultatet zgjedhore të 6 tetorit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se gjatë ditës së djeshme presidentit i është dërguar shkresa njoftuese e rezultateve. 

Elezi bëri të ditur se presidentit i është dërguar edhe një kopje e rezultateve të certifikuara edhe për kandidatët për deputetë që kanë marrë pjesë në zgjedhje. 

KQZ-ja të mërkurën e ka bërë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit. Partia me më së shumti vota është Lëvizja Vetëvendosje, e dyta LDK-ja, e treta PDK-ja, pas PDK-së vjen koalicioni AAK – PSD, pas tyre Lista Serbe dhe koalicioni Nisma – AKR – PD.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori