LAJMI I FUNDIT:

Kurti dhe Osmani diskutojnë për nevojat e sektorit privat

Kurti dhe Osmani diskutojnë për nevojat e sektorit privat

Partneriteti për Zhvillim Ekonomik organizoi sot takim me Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani.

Qëllimi i takimit është informimi me Planin Ekonomik që VV ka përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme dhe që parashohin të zbatojnë në rast të formimit të qeverisë, e ku Partneriteti për Zhvillim Ekonomik diskutoi për nevojat e sektorëve që përfaqësojnë.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), Kllasteri i Bizneseve të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës (KIMERK), Shoqata Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës (G7) kanë iniciuar platformën e Partneritetit për Zhvillim Ekonomik.

Partneriteti është iniciativë e cila ka për qëllim të avokoj për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit tonë, e në veçanti të sektorëve të cilët i përfaqësojmë si organizata. Si objektiv kryesor i këtij partneriteti është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendit tonë. Por edhe inicimi i ndryshimeve në politikat dhe ligjet të cilat rrisin konkurrueshmërinë e kompanive vendore dhe promovojnë dhe avancojnë prodhimet dhe shërbimet “Made in Kosova”.

Për shkak të pandemisë COVID-19 të pranishëm ishin një numër i kufizuar i prodhuesve, mirëpo ngjarja u përcoll drejtpërdrejtë në rrjetet sociale të gjitha organizatave pjesë të Partneritetit për Zhvillim. /Telegrafi/