LAJMI I FUNDIT:

Kur “Dhoma e ditës” zhvendoset në godinën e teatrit – drama e njohur teatrale vjen si premierë botërore në “Dodona”

Foto: Ridvan Slivova. Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi

“Dhoma e ditës” është thuajse vendi i preferuar i përditshmërive tona për të kaluar të qetë pjesën e mbetur të ditës në shtëpi.

Por kësaj radhe, “Dhoma e ditës” është kthyer edhe në një shfaqje teatrale, e cila pritet të jepet premierë të mërkurën e 29 marsit në Prishtinë, përkatësisht në teatrin “Dodona”.


Nën regjinë e Butrint Pashës dhe me një kast të përzgjedhur aktorësh, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një orë e gjysmë plot dramë dhe romanticitet, e cila trajton një temë e cila është sa e ndjeshme aq edhe aktuale.

Shfaqja ‘’Dhoma e ditës’’ është një dramë romantike e shkruar nga Richard Kalinoski që flet për jetën e një regjisoreje të teatrit, Sandrës, dhe raportit të saj me nënën e saj të moshuar Abit, tetëdhjetë e pesë vjeçare – teksa përgjatë përditshmërisë në punën e saj, ajo gjen dashurinë.

Telegrafi ishte prezent në një nga ditët e provave të kësaj shfaqje, ku intervistuam nga afër disa prej aktorëve dhe regjisorin lidhur me atë se si po ecin provat.

Shfaqja “Dhoma e ditës” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Regjisori Butrint Pasha tregoi për Telegrafin konceptin e shfaqjes dhe mundin që është hedhur deri në jetësimin e saj, praktikisht premierën e kësaj jave.

“Po punoj për herë të parë në një shfaqje dramë-romancë, trajton raportin midis një regjisore dhe nënës së saj, praktikisht konceptualisht kjo shfaqje flet për filozofinë e shkëputjes së fëmijës nga nëna. Është një përjetim që e kanë kaluar të gjithë. Realisht kemi punuar deri më tash, deri në fund të procesit i bie një muaj e 25 ditë. Kemi mbajtur prova pothuajse çdo ditë, ndoshta nganjëherë edhe vikendeve”, tha Butrinti për Telegrafin.

Butrint Pasha (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

E aktorja në rolin kryesor të shfaqjes, Vjosë Tasholli, tregoi se ka qenë një sfidë për të roli me Sandrën – duke qenë se në jetën reale, raporti i saj me prindërit është vërtetë i fortë.

“Unë e luaj Sandrën, një regjisore e cila ia ka kushtuar jetën karrierës edhe nënës. Nëna e saj është e vetme, kjo gjatë gjithë ditës si profesoreshë që punon në universitet, pauzën e parë që e gjen shkon te nëna. Pastaj ajo dita e saj është aq e ngarkuar, megjithatë gjen kohë për të ndarë për nënën edhe kalon nëpër ato vështirësitë çfarë mund t’i kalojë një person që kujdeset për një të moshuar”, tha Vjosa për Telegrafin.

Vjosë Tasholli (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

E sa i përket punës me regjisorin dhe kastin e filmit, Tasholli tha se është e kënaqur nga rezultati i arritur bashkërisht deri më tani.

“Provat deri më tani kanë shkuar shumë mirë, me Butrintin është hera e parë që punoj me të. Punon shumë qetë, shumë ngadalë, nuk jep presion në punë. Ka qenë shumë eksperiencë e mirë. Po besoj që do të pritet mirë, tash te shohim”, tha tutje Vjosa.

Vjosë Tasholli gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërkohë, aktori Ermal Sadiku, i cili gjithashtu ka një nga rolet kryesore në këtë shfaqje, dha detaje më shumë për rolin e tij, i cili në këtë rast është “aktor brenda aktorit”.

“Roli im roli i një aktorit një djali i cili ka dëshirë të bëhet aktor në moshën 37 vjeçare. Shkoj në audicion, pranohem në audicion dhe e bëjmë shfaqjen ‘Menaxheria e qelqtë’ nga Tennesse Williams në shfaqje, jo në tërësi sepse shfaqja është një dramë tjetër, por brenda saj është një rol që pranohem unë në audicion dhe bashkëpunoj me një regjisor”, theksoi Ermali për Telegrafin.

Ermal Sadiku (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Edhe për aktorin Sadiku është hera e parë që punon me regjisorin Butrint Pasha, për të cilin gjithashtu pati fjalë të mira mbi ecurinë e punës së deritashme.

“Është hera e parë që kam punuar me Butrintin dhe ka qenë një eksperiencë shumë e mirë sepse ka qenë shumë i lirë me eve. I kemi besuar, na ka besuar, jemi drejt finales dhe kemi kaluar tepër mirë, në prova, në diskutime, lexime e të tjera”, theksoi Sadiku për Telegrafin.

Kumrije Hoxha (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Dhoma e ditës është premierë absolute botërore, pasi që ky tekst inskenohet për herë të parë prej kohës që është shkruar në vitin 2019. Kjo është vepra e dytë e Richard Kalinoskit që inskenohet në Kosovë, pasi ‘’Bisha në hënë’’ pati një sukses kur u luajt në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në vitin 2019. Si rrjedhojë, ka ardhur edhe bashkëpunimi i dytë në mes të regjisorit Butrint Pasha dhe autorit.

Vlen të theksohet se ky tekst do të botohet tashmë edhe në gjuhën shqipe, pasi që ditë më parë është përzgjedhur në ‘’Eurodram 2023’’ si projekt me të cilin ka fituar përkthyesi i këtij teksti, Brezar Xërxa.

Shfaqja është produksion i ‘’Delja e Zezë” në bashkëpunim me teatrin e qytetit “Dodona”, si projekt i mbështetur nga Komuna e Prishtinës. /Telegrafi/

Fotografi të tjera nga shfaqja “Dhomë e ditës” në teatrin “Dodona”:

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Magazina

"Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë", Shkurte Fejza me një koncert masiv

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori