LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtari i ardhshëm i Joshuas: Deontay Wilder dhe Tyson Fury nuk janë të parët në listë

Kundërshtari i ardhshëm i Joshuas: Deontay Wilder dhe Tyson Fury nuk janë të parët në listë
(Foto: Getty Images)

Pas triumfit ndaj Joseph Parker dhe shpalljes kampion i unifikuar, tifozët e boksit duan të dinë se cili do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Anthony Joshuas.

Boksieri britanik tash i posedon titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO, ndërsa i vetmi që i mungon për t’u shpallur kampion i padiskutueshëm, është titulli që e posedon Deontay Wilder, WBC.


(Foto: Matchroom Boxing/Twitter)

Jo rrallëherë, ‘AJ’ është kritikuar për emrat e përzgjedhur për të dueluar, pasi tifozët duan ta shohin me kundërshtarët më të përfolur të boksit.

Madje edhe kur e mposhti Wladimir Klitschkon, jo të gjithë ishin fascinuar, pasi ukrainasi ishte 41 vjeçar. Nga ana tjetër, promovuesi Eddie Hearn vazhdon t’u shmanget disa prej kundërshtarëve në kategoritë e peshave të rënda duke përzgjedhur emrat e duhur në kohën e duhur.

(Foto: Getty Images)

Pas fitores ndaj Parkerit, Joshua i tha ‘PO’ nga ringu një përballjeje me Wilder, për të cilin theksoi se do ta nokautonte, mirëpo një nga problemet e të qenit kampion i shumëfishtë është se duhet të respektohen disa rregulla dhe Joshua nuk bën përjashtim.

Të gjitha lajmet për Anthony Joshua
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Anthony Joshua

Në tetorin e vitit të kaluar, ai pati një mbrojtje të detyruar të një sfiduesi nga IBF që duhej të ishte Kubrat Pulev, por u zëvendësua nga Carlos Takam dhe këtë të fundit e mposhti me nokaut teknik.

Ndërsa pas duelit ndaj Parker, ‘AJ’ do të ketë një tjetër përballje të detyrueshme, këtë herë nga WBA që do të thotë se duhet të përballet ndaj sfiduesit numër 1 në renditjet e WBA, Alexander Povetkin, i cili po të shtunën mbrëma pikërisht në Principality Stadium e nokautoi David Pricen.

Megjithatë, Hearn ka një opsion që do të thotë se mund ta shtyjë duelin ndaj Povetkin për vitin e ardhshëm duke caktuar një takim mes Joshuas dhe Deontay Wilderit në fund të këtij viti. Një tjetër përballje për unifikimin e titujve, e cila për britanikun, në rast fitoreje, do të thoshte shndërrim në kampion të padiskutueshëm.

(Foto: Getty Images)

Jarrell Miller dhe Bryant Jennings janë emra të tjerë që mund të jenë sfiduesit e ardhshëm të 28-vjeçarit, derisa Povetkin vazhdon të jetë opsioni më i mundshëm për një meç gjatë verës në stadiumin Wembley. Pjesa tjetër e listës mbetet jashtë opsioneve për këtë vit.

Hearn dëshiron ta fusë në ring Dillian Whyte me Wilder, mirëpo amerikani nuk është i interesuar për një përballje me sfiduesin numër 1 të WBC. Ai është i interesuar të përballet me Joshuan dhe këtë duel e ka kërkuar disa herë, ndërsa edhe tifozët e boksit mezi e presin një duel të tillë.

Tony Bellew tashmë ka thënë se edhe nëse e mposht David Hayen më 5 maj, ai nuk është i interesuar për t’u përballur me ‘AJ’, derisa vet David Haye do ta dëshironte një mundësi të fundit në ring me kampionin e unifikuar.

(Foto: Getty Images)

Pastaj aty është Tyson Fury. 29-vjeçari ka qenë kampion i unifikuar, mirëpo problemet me drogën dhe mosshfaqja në ring për dy vite, bëri atij t’i merreshin titujt.

I vetëquajturi ‘Gypsy King’ ka premtuar se do të kthehet në ring gjatë verës, mirëpo ai nuk mund të përballet menjëherë me Joshuan. Duhet të presë së paku një vit për ta dëshmuar veten se është i gatshëm të përballet me kampionin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori