LAJMI I FUNDIT:

Kujtojmë kohën kur Messi ia dhuroi Neymarit penalltinë përkundër mundësisë që kishte të kompletonte het-trikun dhe ishte në garë të ngushtë me CR7 (Video)

Kujtojmë kohën kur Messi ia dhuroi Neymarit penalltinë përkundër mundësisë që kishte të kompletonte het-trikun dhe ishte në garë të ngushtë me CR7 (Video)

Paris Saint Germaini fitoi derbin ndaj Lyonit me rezultat 2-0, por më shumë se fitorja nga kjo ndeshje vazhdojnë të komentohen ‘incidentet’ e Neymar dhe Edison Cavanit.

Sulmuesi uruguaian refuzoi t’ia jep penalltinë brazilianit përkundër se ky i fundit ia kërkoi.


Po ashtu dyshja kishin një tjetër debat për një gjuajte të lirë, por këtu ndërhyri Dani Alaves, i cili ia mori topin Cavanit dhe ia dha Neymarit.

Nga e gjitha kjo na kujtohet më së miri penalltia ndaj Cordobas në sezonin 2014/15, kur Lionel Messi ia dhuroi Neymarit.

Argjentinasi ishte në garë të ngushtë me Cristiano Ronaldon se kush do ishte golashënuesi më i mirë në La Liga dhe në këtë takim Messi me këtë penallti kishte mundësi të kompletonte het-trikun, por në fund vendosi t’ia fal Neymarit. E gjitha kjo vetëm pasi ish-ylli Santos po kalonte një ditë jo të mirë.

Një është një nga shumë tjera, si ajo ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, por edhe tjera si: Villarreal (Copa del Rey 2014/2015), Valencia (Copa del Rey 2015/2016), Manchester City (LK 2016/2017), Real Sociedad (Copa del Rey 2016/2017), PSG (LK 2016/2017), Athletic Bilbao (Copa del Rey 2016/2017).

Neymar mund t’i ketë të gjitha te PSG-ja, por jo dashurinë dhe respektin e një bashkësulmuesi siç e kishte Messi për atë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Ndërkombëtare
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori