LAJMI I FUNDIT:

Ku po gabon Van Gaal – tregon legjenda e United

Ku po gabon Van Gaal – tregon legjenda e United

Legjenda e Manchester Unitedit, Peter Schmeichel, beson se Louis van Gaal po i shfrytëzon në mënyrë të gabuar dyshen Anthony Martial dhe Wayne Rooney.

Sipas tij, trajneri duhet ta ndryshojë qasjen nëse dëshiron ta dërgojë skuadrën në Ligën e Kampionëve. Martial është golashënuesi më i mirë i Djajve të Kuq këtë sezon, mirëpo shumicën e kohës ai ka luajtur në krah.


“Shpresoj që  Martial të fillojë të luajë në pozitën e numrit 9. Do të doja ta shihja ku luajti Marcus Rashford (ndaj Evertonit). Vërtet dua që Martial të jetë numri 9 i Man Unitedit dhe këtë e dinë të gjithë”, ka deklaruar Schmeichel për Sky Sports.

Më tej, ai ka thënë se Rooney duhet të angazhohet në mesin e fushës. “Wayne mund të luajë në pozita të ndryshme”.

“Nëse e pyesni, ai dëshiron të luajë në pozitën e numrit 10, por mua do të më pëlqente ta shihja Waynen duke u zhvilluar si mesfushor, sepse ai mund të luajë ngjashëm si Paul Scholes. Jam i sigurt se ai mund të bëhet një makinë në mesfushë”, ka shtuar ish-portieri danez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori