LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Mustafa: Kosova prezente në të gjitha sportet botërore

Kryeministri Mustafa: Kosova prezente në të gjitha sportet botërore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), njëherësh i dërguar special për sigurinë në rrugë i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Jean Todt, i cili po viziton Kosovën.

Kryeministri Mustafa fillimisht e priti në zyrën e tij presidentin Todt, ndërkaq më pas së bashku kanë vizituar veturat e garave automobilistike kosovare të ekspozuara në Sheshin “Zahir Pajaziti”.


Kryeministri Mustafa e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të presidentit Todt për sportin e Kosovës, duke theksuar se përmes miqve si ai Kosova po arrin që të jetë prezentë në të gjitha sportet botërore.

“Ne e patëm një takim me presidentin Todt në zyrën time, biseduam për përkrahjen e tij dhe iu falënderuam për këtë përkrahje të madhe. Biseduam veçmas për sigurinë në rrugë, sepse është edhe përfaqësues i sekretarit të Kombeve të Bashkuara dhe është zë shumë i rëndësishëm i sigurisë në rrugë. U zotuam se ne do të marrim të gjitha masat në mënyrë që të siguromë fëmijët, udhëtarët, sepse ata gjithmonë janë të rrezikuar gjatë daljes në rrugë që nga edukimi, nga infrastruktura dhe nga mjetet tjera ndihmëse”, tha kryeministri.

Më tej, kryeministri Mustafa e ka falënderuar për përkrahjen që ka dhënë në anëtarësimin e Kosovës në FIA.

“Me këtë ne po arrijmë që të gjitha sportet tona të bëhen pjesë e sporteve botërore dhe falë miqve tanë, siç është Jean këtu sot së bashku me ne. Ne do të bashkëpunojmë edhe më tutje dhe do të përkrahim edhe këtë sport sepse është sport shumë i rëndësishëm për ne për arsye se përfshinë një gjeneratë të re e cila është mjaft e prirë në këtë fushë”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Jean Todt, ka vlerësuar përkushtimin e Kosovës në avancimin e sportit, duke përfshirë edhe automobilizmin.

Presidenti Todt shprehu përkrahjen e tij të mëtejshme për automobilizmin kosovar.

Ai, po ashtu, gjatë takimit me kryeministrin Mustafa e ka falënderuar për rëndësinë e rritjes së masave dhe vetëdijesimit për sigurinë në trafikun rrugor, duke iu referuar fatkeqësive të shumta, me pasoja të rënda, që ndodhin në mbarë botën.

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori