eksperti ad

Kryebashkiaku i Liverpoolit, Joe Anderson, i ka shkruar një letër Federatës Angleze të Futbollit, ndërsa thotë edhe policia duhet që ta hetojë transferimin e Ross Barkleyt nga Everton te Chelsea.

Mesfushori nënshkroi kontratë me klubin londinez për 15 milionë funte (17 milionë euro) në fillim të muajit janar, ndërsa Anderson beson se kjo ka ndodhur pasi Chelsea e ka detyruar klubin e Evertonit ta pranojë këtë shumë.


Në letrën e shkruar nga kryebashkiaku thuhet se ai i ka kërkuar policisë që ta hetojë rastin.

47F2949B00000578 5250835 image m 13 1515512163347 Kryebashkiaku i Liverpulit, Joe Anderson

Letra është publikuar të martën nga Liverpool Echo, dhe kjo ka ndodhur pasi Barkley kaloi nga Goodison Park në Stamford Bridge, për një shifër më të ulët se që është paramenduar.

Në verë palët ishin shumë afër që të nënshkruarin për 35 milionë funte (40 milionë euro).

47F2B1C000000578 5250835 image m 48 1515514187813 Barkley tani te Chelsea

Bisedimet u ringjallën në janar, por kontrata e mesfushorit të Evertonit, ishte afër  skadimit dhe Chelsea negocioi një shifër shumë më të ulët.

Anderson e përshkruan veten në letër si një mbështetës i përjetshëm i Evertonit dhe si dikush që ka një interes më të gjerë për të ardhmen e lojës.

Letra i është drejtuar kryetarit të FA-së, Greg Clarke dhe shefit ekzekutiv të Ligës Premier, Richard Scudamore.

0581310B000003E8 5250835 image a 5 1515511859110 Kryetari të FA-së, Greg Clarke

Ai kërkon që transferimet e lojtarëve të monitorohen më mirë që të mos përfitojë asnjë individ.

47C0459100000578 5250835 image m 9 1515511881712 shefi ekzekutiv i Ligës Premier, Richard Scudamore

"Jam shumë i shqetësuar me rrethanat që kanë të bëjnë me këtë transferim. Unë po u kërkoj autoriteteve përkatëse të policisë të marrin në konsideratë nëse ka ndodhur ndonjë mashtrim", thuhet në letër e dërguar nga kryebashkiaku Anderson. /Telegrafi/

telegrafi sport app