LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Hidrodrini’: Po vazhdojnë punimet në sanimin e problemit në gypin DN 280 në Pejë

KRU ‘Hidrodrini’: Po vazhdojnë punimet në sanimin e problemit në gypin DN 280 në Pejë

KRU ‘Hidrodrini’, Njësia Operative Pejë njofton se po vazhdojnë punimet në sanimin e prishjes së Gypit Distributiv DN 280 – në rrugën ‘Bekim Berisha’, pasojë e së cilës konsumatorë të objekteve banesore tek ish-Tregu i vjetër dhe ata të rrugëve ‘Gjin Gazulli’, ‘Beteja e Loxhës’, Drevish Kryeziu’ dhe ‘Ardian Krasniqi’ kanë mbetur pa ujë të pijshëm që nga mesdita e djeshme.

Në njoftimin për media thuhet se ekipet mobile të KRU ‘Hidrodrini’ po bëjnë çmos që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejtë gjatë ditës së sotme.


“Po vazhdojnë punimet në sanimin e prishjes së Gypit Distributiv DN 280 – në rrugën ‘Bekim Berisha’, pasojë e së cilës konsumatorë të objekteve banesore tek ish-Tregu i vjetër dhe ata të rrugëve ‘Gjin Gazulli’, ‘Beteja e Loxhës’, Drevish Kryeziu’ dhe ‘Ardian Krasniqi’ kanë mbetur pa ujë të pijshëm që nga mesdita e djeshme!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/