LAJMI I FUNDIT:

Krahasohen statistikat e Kane dhe Lewandowskit deri më tani në 2023/24, ka një fitues të qartë

Krahasohen statistikat e Kane dhe Lewandowskit deri më tani në 2023/24, ka një fitues të qartë

Jemi vetëm tre muaj në sezonin 2023/24 dhe Harry Kane tashmë po justifikon çmimin e tij prej 100 milionë funtesh te Bayern Munich.

30-vjeçari anglez, i cili iu bashkua skuadrës së Thomas Tuchel nga klubi i fëmijërisë, Tottenham Hotspur, këtë verë, ka shënuar 21 gola dhe shtatë asistime në të gjitha garat për Bayernin këtë sezon.


Golat e tij kanë variuar nga goditja e dënimit në Ligën e Kampionëve, tek një supergol nga gjysma e fushës gjatë një fitoreje 8-0 kundër Darmstadt në Bundesliga.

Nëse e zbërtheni totalin e tij, Kane ka shënuar 17 gola në 11 ndeshje të Bundesligës dhe ka tentuar gjithsej 226 pasime në 961 minuta të luajtura në ligën e parë të Gjermanisë.

Legjenda i Bayernit i bindur: Kane do ta thyej rekordin e Lewandowskit
Lexo po ashtu Legjenda i Bayernit i bindur: Kane do ta thyej rekordin e Lewandowskit

Ai gjithashtu ka shënuar katër gola në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Pra, si krahasohet rekordi i tij me një tjetër sulmues të klasit botëror, si Robert Lewandowski ? Sipas standardeve të tij të larta, ka qenë një fillim relativisht i ngadaltë i sezonit.

Reprezentuesi polak ka shënuar shtatë gola në 11 ndeshje në La Liga për Barcelonën këtë sezon dhe ka tentuar 188 pasime në 837 minuta.

Lewandowski e ka gjetur rrjetën vetëm në një rast me Barçën në Ligën e Kampionëve deri më tani, pavarësisht se ka regjistruar 214 minuta lojë.

Thënë kështu, Lewandowski ka shënuar më shumë gola fitues të pikëve në La Liga këtë sezon, i ndjekur nga Jude Bellingham dhe Gerard Moreno.

Ai gjithashtu mbetet golashënuesi dhe asistuesi më i mirë për Barcelonën këtë sezon.

Ndërkohë, Kane ka nevojë për 13 gola ose asistime të tjera për të shkaktuar një klauzolë “speciale” në kontratën e tij me Bayern Munich.

Një raport nga gazeta gjermane BILD sugjeron se Kane do të marrë një pagesë prej 250 mijë eurosh nëse ai arrin shifrën e 40 golave/asistimeve në të gjitha garat në një sezon të vetëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori