LAJMI I FUNDIT:

Legjenda i Bayernit i bindur: Kane do ta thyej rekordin e Lewandowskit

Legjenda i Bayernit i bindur: Kane do ta thyej rekordin e Lewandowskit

Harry Kane e ka nisur për mrekulli aventurën e tij te Bayern Munich, duke shënuar gola shumë të rëndësishëm.

Sulmuesi anglez në 11 ndeshje në Bundesliga ka realizuar 17 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë duke prirë në listën e top shënuesve në elitën e futbollit gjerman.


Megjithatë anglezi do ta ketë para vetës një ojbketiv për ta thyer rekordin e polakut Robert Lewandowski.

Reprezentuesi polak në sezonin 2020/21 ishte i jashtëzakonshëm duke realizuar 41 gola në Bundesliga dhe shtoi shtatë asistime.

Legjenda e Bayernit, Lothar Matheus është i bindur se Kane do ta thyej rekordin e Lewandowskit kur kanë mbetur edhe 25 ndeshje deri në fund.

“Pas ruajtjes së trendit pozitiv ndaj ekipeve jo të lehta në mbrojte si Dortmundi dhe Heidenheim, jam i bindur se Kane do ta thyej rekordin e Robert Lewandowskit. Rruga është e gjatë, vetëm ndonjë dëmtim i rëndë do ta bënte të pamundur, por s’besoj, marrë në konsideratë rezistencën e anglezit”.

Kane zbulon lojtarin me të cilin i pëlqen të luajë tek Bayern Munich
Lexo po ashtu Kane zbulon lojtarin me të cilin i pëlqen të luajë tek Bayern Munich

“Ai ka luajtur në Ligën Premier, kampionati më dinamik dhe ia ka dalë, ndërsa Gjermania disi më e butë në ndërhyrje. Interpretimi i pykës së kampionëve në ligë vërtetë speciale”.

“Mjeshtëria në ndaljen e topit, ekzekutimin e goditjeve, qetësia dhe mbështetja që u fal shokëve të ekipit e ka ngritur kaq lart grupin e Tuchelit”, deklaroi Matheus. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori