LAJMI I FUNDIT:

Krahasim i madh për Harry Kane: Është si Batistuta

Krahasim i madh për Harry Kane: Është si Batistuta

Harry Kane nuk e ka nisur në mënyrë mjaftë të mirë edicionin e ri në Ligën Premier.

Por pasi kaluan tri ndeshje pa shënuar gol, së fundmi Kane ka shënuar dy gola për Tottenham Hotspurs.


Trajneri i Spurs, Mauricio Pochetino e ka lavdëruar sulmuesin anglez.

Argjentinasi ka bërë një krahasim interesant, duke thënë se Kane është si sulmuesi legjendar i Argjentinës, Gabriel Omar Batistuta.

“Batistuta ishte shumë i fortë mendërisht, godiste fort portën kundërshtare dhe ishte një profesionist i vërtetë. Por për momentin tim, krahasimi është me vend”.

“Unë e vendos Batistutën në majë, por edhe Kane është atje pranë. Ndoshta nuk e ka arritur ende majën dhe ka karakteristika që mund të ndryshojnë nga Batistuta, por unë mendoj se ai është në të njëjtin nivel dhe deri në fund të karrierës së tij nuk do të ketë asgjë më pak se argjentinasi, me të cilin kam luajtur mbi 50 ndeshje së bashku te kombëtarja”, deklari Pochetino. /Telegrafi/