LAJMI I FUNDIT:

Kosova U21 fillon përgatitjet për duelin me Bullgarinë, Tovërlani beson tek Dardanët e rinj

Kosova U21 fillon përgatitjet për duelin me Bullgarinë, Tovërlani beson tek Dardanët e rinj
Foto: ffk-kosova.com

Përfaqësuesja e Kosovës U21 i ka filluar përgatitjet për ndeshjen e radhës në Grupin D në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025 kundër Bullgarisë, e cila zhvillohet më 17 tetor Sofje.

Në stërvitjen e parë përzgjedhësi Afrim Tovërlani kishte në dispozicion 17 futbollistë, derisa ekipi pritet të kompletohet të mërkurën.


Pas fitores në qershor kundër Andorrës, Dardanët U21 pësuan dy humbjeve në muajin e kaluar, kundër favoritëve të grupit, Gjermanisë dhe Polonisë.

Adem Imeri i thotë 'Po' Kosovës
Lexo po ashtu Adem Imeri i thotë 'Po' Kosovës

Megjithatë, tani shpresat janë që kundër bullgarëve të arrihet rezultat pozitiv.

“Gjendja nuk është e keqe por as më e mira jo. I kemi tri mungesa të rëndësishme: Liridon Emërllahu, Elvis Letaj dhe Florian Haxha, që për një kombëtare si Kosova nuk është e lehtë t’i zëvendësosh”, ka thënë fillimisht Tovërlani.

“Por, atyre që do t’u jepet rasti duhet ta shfrytëzojnë. Bullgaria është një kundërshtare që nuk mund të themi se është sikur Gjermania dhe Polonia, por nëse nuk i kryejmë detyrat me shumë disiplinë e angazhim mund të pësojmë edhe më keq”.

“Mirëpo, mendoj se kundër bullgarëve e kemi më lehtë të përballemi sesa ndaj dy kundërshtarëve paraprakë, të cilët janë favoritë të grupit. Duhet të përgatitemi në mënyrën më serioze pavarësisht emrit të kombëtares kundërshtare”.

“Sigurisht se në këtë ndeshje do ta ndryshoj edhe sistemin e lojës, ngase kundër gjermanëve kam qenë i detyruar të luajmë në mbrojtje sepse niveli i tyre ishte shumë më i lartë“, ka theksuar më tej përzgjedhësi i U21.

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori