LAJMI I FUNDIT:

Kosova U17 mëson rivalët për Kampionatin Evropian

Kosova U17 mëson rivalët për Kampionatin Evropian

Të mërkurën është tërhequr shorti për Kampionatin Evropian U17 për vitin 2022/23.

Përfaqësuesja e Kosovës U17 për herë të dytë në histori do të jetë pjesëmarrëse në këtë grup, por nuk është që ka pasur shumë fat në short.


“Dardanët” e rinj janë në grupin e tetë, me Italinë, Greqinë dhe Finlandën.

Kujtojmë se shkaku i rregullave të UEFA-s Kosova e kishte të ndaluar të takohej me tri shtete, si Serbia, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Rusia.

Ndryshe, Kombëtarja e Shqipërisë ndodhet në grupin e shtatë me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin.