LAJMI I FUNDIT:

Kosova pas shumë telasheve arrin në Hungari

Kosova pas shumë telasheve arrin në Hungari

Pas një dite të gjatë dhe të mundimshme, Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka arritur në Debrecen, ku të dielën me fillim nga ora 19:00 do të përballet me Hungarinë në kuadër të Grupit C të Dritares së Parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Delegacioni i Përfaqësueses së Kosovës është dashur që të shtunën në orët e hershme të mëngjesit të udhëtoj për në Vjenë dhe më pas në Budapest.

Por, ky fluturim nga Aeroporti i Prishtinës ishte anuluar për shkak të mjegullës së dendur, dhe e vetmja zgjidhje ka qenë që të udhëtohet në mesditë nga Aeroporti i Shkupit për në atë të Budapestit dhe më pas edhe për disa orë me autobus për në Debrecen.

Dhe kështu Përfaqësuesja e jonë është dashur ta anuloj stërvitjen e planifikuar për të shtunën mbrëma në mënyrë që të pushoj sa më shumë, derisa stërvitjen e parë dhe të vetme para ndeshjes me Hungarinë do ta zhvilloj të dielën me fillim nga ora 11:00.

Përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg beson se basketbollistët e tij do të rikuperohen për përballjen me hungarezët pavarësisht kësaj dite të gjatë dhe të mundimshme.

“Janë këto gjëra të paparashikueshme të cilat mund të na ndodhin ne, por edhe të tjerëve, andaj edhe duhet të pajtohemi me këtë. Sidoqoftë ne do të përpiqemi të pushojmë sa më mirë dhe në mënyrë që të dalim të dielën në fushë sa më të përgatitur si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikik”, ka deklaruar Greenberg.

Duhet theksuar se Përfaqësuesja e Kosovës të premten mbrëma ka qenë nikoqire e Lituanisë, nga e cila kombëtare është mposhtur me rezultat 99:61.

Përfaqësuesja e jonë në Dritaren e Parë të kualifikimeve evropiane po luan në mungesë të Erjon Kastratit që për skuadrën tonë është një hendikep shumë i madh duke e ditur se ai është ndër lojtarët kyç të skuadrës sonë. Kastrati është lënduar në ndeshje me ekipin e tij slloven, një ditë para se t’i bashkohet Përfaqësueses sonë në grumbullimin e përbashkët.

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori