LAJMI I FUNDIT:

Kosova e vogël, superfuqi në xhudo

Kosova e vogël, superfuqi në xhudo

Kosova është një shtet i vogël, por po rezulton një superfuqi në sportin e xhudos. Këtë vërteton më së miri këtë emri i Majlinda Kelmendit, kampione olimpike dhe fituese e një sërë turnesh të tjera ndërkombëtare.

Sigurisht nuk ka qenë një rrugë e lehtë ajo e përshkuar nga sportistët kosovarë që për shumë kohë kanë vuajtur pasojat e represionit politik në Kosovë duke u detyruar edhe të braktisin kombëtaren e ish-Jugosllavisë siç ka ndodhur edhe me trajnerin e njohur të xhudos në Kosovë, Driton Kuka të cilin sportistë e thërrasin ndryshe edhe thjesht “Toni”.


E para në botë për finalet e fituara në xhudo, Kosova e lë pas edhe Japoninë
Lexo po ashtu E para në botë për finalet e fituara në xhudo, Kosova e lë pas edhe Japoninë

“Ëndrra ime u thye për arsye politike. Në atë kohë të gjithë sportistët kosovarë lanë përfaqësuesen e ish Jugosllavisë dhe unë si gjithë të tjerët e bëra këtë për shkak të politikës shtypëse kundër popullit tonë”.

“Arritëm që pas luftës të gjejmë fëmijë të dalë nga lufta në lagjet e Kosovës dhe tani pas 15 vitesh kemi në gjendje që të konkurrojmë me të gjithë botën kundër sportistëve nga Franca, Japonia apo Brazili që kanë me mijëra xhudistë”, shprehet trajneri i xhudos, Driton Kuka.

Ndërkaq vetë Majlinda Kelmendi tregon sesi hyri në botën e xhudos, duke pranuar se gjithçka ishte një rastësi ndërkohë që nuk harroi të njohë meritat e trajnerit Kuka për sukseset e xhudos kosovare.

“Ishte një rastësi sepse shtëpia ime ishte pranë sallës dhe ndoshta ashtu si të gjithë fëmijët në lagje unë shkova atje për t’u argëtuar”.

Getty Images

“Nuk dija asgjë për xhudon, por ditë pas dite fillova ta dua këtë sport gjithnjë e më shumë dhe ja ku jam”.

“Po të mos ishte Toni, Kosova nuk do të kishte fituar gjithë këto medalje, sidomos të artën olimpike. Toni është zanafilla e gjithçkaje. Falë tij Kosova fitoi medalje Olimpike dhe është pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar”, shprehet xhudistia, Majlinda Kelmendi./Top Channel/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori