LAJMI I FUNDIT:

Korenica: Në pranverë Liria edhe më e fortë, synimi jonë është Kupa – pse jo edhe titulli!

Korenica: Në pranverë Liria edhe më e fortë, synimi jonë është Kupa – pse jo edhe titulli!

Kapiteni i Lirisë, Meriton Korenica, ka bërë një bilanc të paraqitjes së Lirisë në vjeshtë, duke e cilësuar të suksesshëm, sikurse që ka folur edhe për planet e pranverës.

Korenica, shkaku i lëndimit që në javën e parë, i mungoi skuadrës plotë shtatë ndeshje. Por, pas shërimit i është rikthyer formës së tij të shkëlqyer, duke qenë bartës jo vetëm i shiritit të kapitenit, por dhe lojës e sukseseve të skuadrës, duke shënuar tre gola.


“Mendoj, që Liria ka pasur një paraqitje të suksesshme. Kemi mundur të kemi edhe disa pikë më shumë, por fati në disa ndeshje nuk qe me ne. Pësuam gola në kohën shtesë”, ka thënë fillimisht Korenica.

Gavazaj i Lirisë: Synojmë Evropën, për këtë kemi kualitet
Lexo po ashtu Gavazaj i Lirisë: Synojmë Evropën, për këtë kemi kualitet

“Poashtu, ne kemi pasur edhe lëndime të shumta. Unë një kohë të gjatë pata munguar, kurse Mevlan Zeka pothuaj tërë kampionatin ka qenë jashtë skuadrës shkaku lëndimit. Andaj, duke pasur parasysh rrethanat, them që Liria ka nxjerrë maksimumin”.

“Stinori pranveror gjithnjë ngjall më shumë interes dhe garë nga klubet. Andaj, pres përplasje të madhe si për luftën për mbijetesë dhe atë për titull e Kupë”.

“Objektivi ynë mbetet Kupa dhe pjesa e epërme, pse jo titulli. Distanca në pikë mund të ‘shkrihet’ lehtë. Do të punojmë edhe më shumë vitin që vjen dhe me ndonjë përforcim, që bordi besoj ta sjell dhe ruajtjen e kësaj kompaktësie, do të jemi edhe më të fortë dhe suksesi do të vjen vetvetiu’, ka thënë kapiteni i Lirisë, që është edhe pjesë përbërëse e U-21 të Kosovës.

Për fund në prag të ndërrimit të moteve, Korenica uron gjithë bashkëlojtarët, adhuruesit e Lirisë dhe sportistët në përgjithësi , që në vitin 2018 të kenë suksese dhe shumë fat.