LAJMI I FUNDIT:

Konsumuan losion për banjo në vend të alkoolit, 60 të vdekur në Siberi

Konsumuan losion për banjo në vend të alkoolit, 60 të vdekur në Siberi

Numri i të vdekurve nga konsumimi i një losioni për banjo, në vend të alkoolit, në Irkutsk të Siberisë në Rusi, ka arritur në 60 vetë.

Zëdhënësja e Ministrisë rajonale të shëndetësisë, Tatyana Shkurskaya, tha sot se dy trupa të tjerë të pajetë janë gjetur gjatë natës në një shtëpi private.


Kjo zëdhënëse tha se afro 40 meshkuj dhe femra mbeten në spital, pas trajtimit për helmim me alkool, pasi kanë konsumuar losion për larje.

Më 19 dhjetor, shitja e të gjitha fluideve, që përmbajnë alkool, por nuk janë për pije, ishin ndaluar nga autoritetet në qytetin Irkutsk. Një ditë më vonë, ndalesa është zgjeruar edhe në gjithë rajonin.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se losioni i banjos përmban metanol, që mund të jetë fatal nëse pihet në vend të alkoolit të rregullt ose etanolit.

Ky komitet, po ashtu, ka njoftuar se 11 vetë, të dyshuar për shitje të losionit janë arrestuar, ndërsa janë gjetur dy lokale ilegale, që e prodhonin këtë losion.

Helmimi me alkool surrogat është dukuri e shpeshtë në Rusi, shkruan REL, ku njerëzit ndonjëherë pinë substanca që përmbajnë alkool, pasi kushtojnë më lirë se pijet alkoolike.

Agjencia për mbrojtjen e konsumatorëve në Rusi, Rospotrebnadzor, në muajin nëntor ka njoftuar për 36 mijë raste të helmimit me alkool në gjithë vendin, në nëntë muajt e parë të vitit 2016, ndërsa 9,300 vetë kanë vdekur.

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori