LAJMI I FUNDIT:

Konsumimi i lëndëve narkotike, Luiz Ejlli: Ne shqiptarët jemi të parët në botë

Konsumimi i lëndëve narkotike, Luiz Ejlli: Ne shqiptarët jemi të parët në botë

Të mërkurën në mbrëmje janëdiskutuar tema nga më të ndryshmet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Banorët e shtëpisë kanë realizuar një “talk show”, të cilin e ka moderuar prezantuesja Kiara Tito.


Mes temave të diskutimit është hapur edhe biseda për përdorimin e lëndëve narkotike tek të rinjtë.

Luizi kundër martesave të së njëjtës gjini, debaton me Kiarën rreth emërtimeve 'Prindi 1' dhe 'Prindi 2'
Lexo po ashtu Luizi kundër martesave të së njëjtës gjini, debaton me Kiarën rreth emërtimeve 'Prindi 1' dhe 'Prindi 2'

Konkurrenti Luiz Ejlli ka qenë ai i cili ka deklaruar se shqiptarët janë të parët në botë për përdorimin e substancave narkotike, në raport me popullsinë.

“Janë shifra ekzakte që këna dalë, statistika që jemi vendi një në botë në raport me popullsinë për konsumator”, ka thënë mes të tjerash këngëtari shkodran.

Një teori të tillë e ka mbështetur edhe Deamishel, e cila ka thënë se i ka rastisur të shohë njerëz në klube nate që bashkërisht shkojnë në tualet për të përdorur drogë. /Telegrafi/